E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapen kutitë e Kukësit, por pas rinumërimit, del se votat i janë vjedhur PD-së

28-07-2013 / Gazeta 55

Kolegji Zgjedhor rinumëron 15 kutitë e Kukësit, pas pranimit të kërkesës së LSI e cila pretendonte ekzistencën e votave që do i jepnin asaj mandatin e deputetit në qarkun e Kukësit, por kjo nuk rezultoi dhe një numër votash të mohuara ishin për Partinë Demokratike

Kolegji Zgjedhor ka përfundoi rinumërimin e 15 kutive të qarkut të  Kukësit, me gjithë dy kutitë e kontestuara, rreth pasdites së djeshme. Të dhënat e numërimit të dy qendrave të kontestuara nuk është parë ndryshim votash nga numërimi i parë mes PD dhe LSI. Kësisoj bie poshtë pretendimi i koalicionit të mashtrimit për vjedhje votash apo gjithçka tjetër.  Kurse në total, vetëm është thelluar diferenca me disa vota me shumë në favor të koalicionit të djathtë, duke konfirmuar kështu mandatin për deputetin e djathtë. Përfaqësuesit ligjorë të LSI pretendonin për parregullsi në votimin e Kukësit dhe në nxjerrjen e tabelave të rezultateve gjykuar nga materialet filmike. Sipas tyre, mandati i tretë në këtë qark i takonte kandidatit të kësaj force politike. Por me vendimin më të fundit të Kolegjit Zgjedhor, mandati i mbetet koalicionit të djathtë, Aleanca për Mirëqënie, Punësim dhe Integrim, me rezultatin 3-1 kundër atij të majtë, Aleanca për Shqipërinë Evropiane.  Pas vendimit ka reaguar përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso, i cili është shprehur i kënaqur me këtë vendim të Kolegjit Zgjedhor, në Gjykatën e Apelit. 
“Të gjitha pretendimet e ngritura ishin të pabazuara, por edhe në pamjet filmike të cilat pretendonin se i kishin parë dhe ekzaminuar, rezultati pasqyronte atë që grupet e numërimit kishin nxjerrë. Bindja jonë për pastërtinë e fitores sonë në qarkun e Kukësit u vërtetua. Ne kemi qenë që në fillim për transparencën dhe na vjen mirë që këtë qëndrim konsekuent që e kemi mbajtur në të gjithë proceset u konfirmua edhe në këtë rast, në rastin e Kukësit”, u shpreh Kaso.
Më herët Kolegji Zgjedhor në Gjykatën e Apelit në Tiranë u shndërrua në një komision numërues votash. Kolegji për këtë arsye rreth orës 11:00 të ditës së djeshme ngriti 4 grupe rinumërimi, ndërkohë të pranishëm në procesin e numërimit të votave ishin dhe kandidatët e dy subjekteve politike të interesuara, Apostol Goxhi (LSI ) Alban Zenelaj (PD) dhe përfaqësuesit e KQZ-së.  Rreth orës 14:30 të ditës së djeshme përfundoi rinumërimi i 13 kutive të para të votimit të qarkut Kukës, nga 15 kutitë që do të rinumëroheshin në total. Dy kutitë nr. 0441 dhe 0446, u kontestuan  pasi kishin mospërputhje të kodeve. Për këtë qëllim trupa e Kolegjit, me relator gjyqtarin Valbon Çekrezi, u tërhoq për të marrë një vendim lidhur me kutitë e kontestuara dhe vendosi që ato të rinumërohet pavarësisht kundërshtimit të LSI-së.  Edhe me rinumërimin e kutive të kontestuara rezultoi se nuk kishte asnjë ndryshim, madje diferenca mes dy partive u thellua më tej. Nga 15 vota që ishte para PD si koalicion në këtë rinumërim kemi rritje të diferencës me afro 23 vota.  Në qarkun e Kukësit rezultati përfundimtar do të mbetet 3 mandate për koalicionin e djathtë APMI dhe 1 mandat për koalicionin e majtë ASHE.  Arben Zeneli i PD konfirmon në këtë mënyrë mandatin për deputet.

TABELA E RINUMËRIMIT
QV 0442 ( nuk ka ndryshim)
LSI mbetet 33 vota
PD mbetet 332 vota
QV 0443( nuk ka ndryshime)
LSI mbetet 30 vota
PD mbetet 230 vota
QV 0444
LSI kishte 18 vota ( nuk ndryshon)
PD shkon – 1 votë, kishte 212 vota- tani ka 211 vota
QV 0445
LSI kishte 28 vota - mbetet me 28 vota
PD fiton 1 votë/kishte 332 vota- shkon në 333 vota
QV 0454
PD humbet një votë/ kishte 107- shkon 106 vota
LSI 40 vota (nuk ndryshon)
QV 0447 (nuk ka ndryshim rezutlati)
PD 180 vota
LSI 21 vota
QV 0462
PD 177
LSI humbet një vote/kishte 8 vota shkon në 7 vota
QV 0473 (nuk ka ndryshim)
PD 138 vota
LSI 19 vota
QV 0441 dhe 0464
Kontestohen kutitë për mospërputhje me kodin
Në kutitë 0441 dhe 0464 nuk përputhet kodi i hapjes së kutisë
QV 0518 (nuk ndryshon rezultati)
PD 219 vota
LSI 4 vota
QV 0504 (nuk ndryshon rezultati)
PD 129 vota
LSI 18 vota
QV 0465 (nuk ndryshon rezultati)
PD 177 vota
LSI 6 vota

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›