E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunohet mjeku në Kukës. PS: Doktorët Berisha e Noka të mbrojnë bluzat e bardha

Deputetja e Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu, ka reaguar në një deklaratë për shtyp kundër dhunës së ushtruar ndaj bluzave të bardha në Kukës. Morisë së krimeve të rënda ditëve të fundit iu shtua edhe një ngjarje e rëndë. Një mjek i nderuar është dhunuar dje verbalisht dhe fizikisht në Kukës. Qytetar nderi në Kukës. Çdo njeri sot në vendin tonë është i pasigurt. Jeta e qytetarëve është në rrezik në çdo moment. Ishte vendosmëria e personelit të spitalit të Kukësit për të kapur agresorin. I bëj thirrje Kryeministrit të vendit, që është mjek, dhe ministrit të Brendshëm mjek në profesion dhe pse nuk e ka ushtruar asnjë ditë. Thirrja jonë vlen për të gjithë drejtuesit e qeverisë. Të paktën bluzat e bardha duhet të jenë të mbrojtura. Jemi të vendosur për të çrrënjosur këtë regjim hibrid. Jemi të vendosur për ti kthyer qytetarëve besimin tek bluzat e bardha, deklaroi deputetja.

Dje infermierët dhe doktorët e spitalit të Kukësit kanë ndërmarrë një grevë ekstreme duke mos iu shërbyer pacientëve. Mustafë Mustafa, mjek i këtij spitali, është sulmuar nga familjarë, të cilët kanë ardhur në spital me një pacient të lënduar në sy.

Bënë një rrëmujë shumë të madhe. Burrat poshtë duke sharë personelin. Mua më kapën, më tërhoqën prej këmishe nëpër korridor. Shanin me fjalë nga më të ndyrat aty, shprehet mjeku. Ai ka pohuar se ky nuk është rasti i parë që ky personel dhunohet, ndërsa policia nuk e kryen detyrën.

Këtu mjekët kërcënohen çdo ditë. Nga njerëz të dehur, nga rrugaçë. Janë jashtë çdo mbrojtje në detyrë. Janë goditur disa mjekë në spital, nuk është marrë asnjë masë.

Ai shprehet i bindur se edhe pse policia u lajmërua, ajo ka ndenjur disa çaste me agresorin i ka thënë vetë të ikte.

Vjen policia. U them: këta të dy janë agresorët. Shkuan me të sipër, ndenjën e ndenjën me të, pastaj vijnë poshtë e më thonë: Na iku ai. Jam i bindur që ata vetë i kanë thënë ik! pohon Mustafa në Shqiptarja.com.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›