E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një FOTO që tregon lidhjen e fortë mes njeriut e qenit

Nuk ka dyshim se qeni është miku më besnik i njeriut. Kjo foto tregon lidhjen e fortë mes një qeni dhe pronarit të tij. Ajo është bërë hit në internet.

John Unger, nga SHBA, përpiqet të qetësojë rregullisht qenin e tij 19 vjeçar, që vuan nga artriti.

Unger e adoptoi qenin Schoep- emrin ia kanë vënë sipas një marke akulloreje- kur ai ishte thjesht një këlysh. Por tani qeni është me artrit dhe ka vështirësi për të fjetur.

Fotografja, që ka fiksuar këtë moment, thotë se qeni bie në gjumë çdo natë nëse është në liqen. Ujërat i qetësojnë kockat. Liqeni Superior është shumë i ngrohtë tani dhe temperatura e ujit është perfekte. Për këtë arsye Unger çdo mbrëmje kujdeset që qeni i tij të bjerë në gjumë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›