Në vend të vandalëve, kamera kap një fantazmë (FOTO)
Një çift në Britaninë e Madhe vendosi një kamera për të kapur vandalët. Por ata mbetën të befasuar kur kamera e tyre fiksoi diçka të pazakontë. Ata besojnë se ajo është një fantazmë fëmije që tenton të hyjë në makinën e tyre.
Lisa dhe Phil Rigley e vendosën kamerën jashtë shtëpisë së tyre pas një serie sulmesh mbi makinën e tyre.
Por ata u habitën kur panë pamjet që tregonin diçka me formë të çuditshme që kacavirrej në makinën e tyre Volvo Estate.
Gruaja thotë se është një fantazmë, kurse i shoqi thotë se nuk beson në fantazma, por kjo është diçka shumë e çuditshme.




