E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati për integrimin

E marte, 27 Shtator 2011 16:40

Tweet BASHKIMI EVROPIANTashme qe te gjitha aktoret e skenës politike janë te bindur se Shqipëria për te dytën here nuk do ta marre statusin e vendit kandidat, akuzat dhe gjetja e fajtorit janë komunikimi i përditshëm mes maxhorances dhe opozitës.

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka theksuar se paketa e propozuar nga Rama është jashtë fokusit te qeverise, pasi integrimi ka nevoje për zbatimin e 12 rekomandimeve për te cilat Partia Socialiste nuk po kontribuon. Ndryshe nga qeveria nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Sajmir Tahiri, deklaron se PS e ka dëshmuar vullnetin e saj duke propozuar edhe zgjidhjen e krizës politike 2-vjeçare. Penalizimi i Shqipërisë për te dytën here ne procesin e integrimit duket se nuk ndryshon asgjë ne reagimin e partive politike, pasi qeveria ia faturon dështimin opozitës ndërsa PS deklaron se Berisha duhet te japë dorëheqjen nëse ne 12 tetor Komisioni Evropian publikon një tjetër raport negativ për vendin tone. Ne 12 tetor Komisioni Evropian do te publikoje opinionin për kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat dhe për shkak te krizës politike raporti pritet te jete negativ duke bere qe Shqipëria te jete vendi i pare qe i refuzohet dy here statusi i kandidatit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›