E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riker vlerëson pro amerikanizmin e shqiptareve

E hene, 26 Shtator 2011 19:46

Tweet FILIP RIKER Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker, i cili i ishte mysafir i nderuar në mbrëmjen jubilare të 15-të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan ka theksuar se shqiptarët janë miq të vërtetë të amerikanëve.

Unë dhe zëvendës-Sekretari i Shtetit, Bill Burns e kishim të qartë se Amerika kishte gjetur te Shqipëria një mik të vërtetë, deklaroi Riker, i cili përmendi se po fliste në emër të Sekretares së Shtetit, Hillary Klinton, njofton agjensia e lajmeve INA. Jam shumë krenar që bashkohem me ju këtu për të festuar edhe 20-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, tha Riker, duke shtuar se javën e ardhshme në Tiranë, do të festohet ri-hapja mbas 52 vjetëve e Ambasadës në Tiranë. Ai vlerësoi marrëdhëniet e mira që Shqipëria ka krijuar me vendet fqinje sidomos me Kosovën dhe Maqedoninë, ku ai për disa vit ka qenë ambasador.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›