E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunohet varri i Whitney Houston, i vidhen bizhuteritë

Whitney Houston

Varri i këngëtares së famshme Whitney Houston është sulmuar duke vjedhur bizhuteritë e gjendura brenda tij.

Të nxehur jashtë mase janë të afërmit e Whitney Houston me vandalizmat që janë bërë në varrin e saj.

Këngëtarja e famshme u varros me disa bizhuteri (një karficë dhe vathë diamanti) që kapnin shumën prej 812.000 dollarësh. Por këto ditë, disa kanë rrëmbyer disa diamante.

Varri i saj ruhet 24 orë nga policë privatë, por sipas një botimi në media, nëna e Whitney-t nuk i ka mundësitë ekonomike që ti shtojë masat e sigurisë.

Kështu, familja e të ndjerës mendon që ta derdhë varrin në beton, me qëllim që të ndalë ata që shkojnë për të vjedhur bizhuteritë me të cilat u varros diva e muzikës. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›