E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zënka në lokal, një i vrarë e 3 të plagosur në Tiranë

Policia ne vendngjarje / Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në kryeqytet. 1 person është vrarë dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur në afërsi të tavernës San Marco, përballë prokurorisë së rrethit Tiranë.

Mendohet që viktima, i identifikuar si N. Doda, është pronari i lokalit, i cili ka ndërhyrë për të qetësuar një konflikt të lindur mes klientëve.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku mësohet se 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, nga ku ka shoqëruar në komisariat në cilësinë e dëshmitarit disa prej të pranishmëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›