E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga grekut, vrau një shqiptar

Foto ilustruese

Arrestohet krimineli grek i cili vrau një shtetas shqiptar dhe një shtetas grek dhe më pas i dogji trupat e viktimave  me benzinë.

39-vjeçari grek është autori i vrasjes mafioze në Lesvo të Greqisë, i cili vrau dy vetë dhe më pas i vuri zjarrin.

Sipas njoftimit të policisë, një 30 vjeçar grek dhe një 39-vjeçar shqiptar ishin gjetur të vrarë brenda një makine në një zonë bujqësore në Keramia të Lesvos.

I arrestuari akuzohet për vrasje me dashje, vënie zjarri, transport lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Pas hetimeve të bëra, 39-vjeçari mbrëmjen e 18 prillit qëlloi me armë zjarri dhe plagosi për vdekje dy burrat, pas një mosmarrëveshjeje që kishte me ta.

Më pas i transportoi dy viktimat në makinën e 30-vjeçarit të vrarë, e leu makinën jashtë e brenda me benzinë dhe i vuri zjarrin. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›