E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari, 91 dëshmitarë

Share

Pas dorëzimit një dite më parë nga Prokuroria, dosja në ngarkim të katër të akuzuarve për ngjarjet e 21 janarit do të hidhet nesër në short, ku do te përcaktohet treshja e gjyqtareve qe do te merren me shqyrtimin. Por krahas provave dhe ekspertizave shkencore ne lidhje me ngjarjen, prokuroria ka paraqitur ne gjykate edhe një liste me 91 persona qe do te thirren për te dëshmuar, raporton Vizion Plus.

Mes dëshmitarëve është edhe emri i gazetarit Fatos Mahmutaj, i plagosur ne demonstrate, i cili pas ngjarjes u ka fituar azilin politik ne Belgjike. Por prova me e rëndësishme e ku do te mbështetet akuza janë pamjet filmike te televizioneve te cilat kane fiksuar momentin e vrasjes se katër protestuesve, si dhe ekspertizat teknike dhe balistike te kryera ne FBI ne baze te te cilave janë përcaktuar edhe autoret e vrasjes. Ne kërkesën për gjykim thuhet se sipas aktit të ekspertimit tekniko-kimik të armëve e balistik të predhave është arritur në konkluzionin se: …predha e gjetur tek viktima Ziver Veizi është qitur nga arma automatike me numër në shul 244 dhe numër të gërvishtur në pjesën plastike 244. Veprimet hetimore të mëtejshme kane vërtetuar se kjo armë është përdorur nga personi nën hetim Agim Llupo, me detyrë shef i shtabit (zv/komandant) i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës. Ndërkohe eksperimenti hetimor i prokurorisë ka përcaktuar serish Llupon si autor edhe i vrasjes se demonstruesin tjetër Hekuran Deden, ne trupin e te cilit nuk u gjet asnjë predhe. Gjithashtu Prokuroria pretendon se arma nga e cila ka dalë predha që ka sjellë vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj, është arma që ka disponuar, ish-komandanti i gardës Ndrea Prendi i cili me pas ka ndryshuar tytën me armen e shoferit te tij Margarit Kume. Ne aktekesprtimin ne lidhje me këtë vrasje thuhet se është konkluduar se predha e gjetur në trupin e viktimës Faik Myrtaj ka lënë gjurmë në mekanizmin mbushës të pistoletës me numër p52796z, si dhe kjo predhë ka gjurmë të viaskave të tytës së pistoletës me numër p52778z, duke shtruar edhe versionin se mund të jenë shkëmbyer tytat e këtyre pistoletave me nr. p52791 z me atë p52778z.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›