Dhunohet zyra e kandidatit të PS-së në Sukth
Persona të paidentifikuar kanë sulmuar zyrën e kandidatit të PS-së në zonën e Sukthit. Denoncimi është bërë nga ana e socialistëve të Durrësit, të cilët kanë thënë se zyra e kandidatit të tyre në Sukth, Selami Xhelili, është dhunuar.
Mësohet se personat që kanë dhunuar zyrën e PS-së, kanë djegur flamujt e kësaj partie dhe kanë grisur posterat dhe banderolat e kandidatit Selami Xhelili.
Ky është i dihati incident me radhë që bëhet ndaj opozitës gjatë kësaj fushate zgjedhore.