Dhunoi kufomën në Poliçan, arrest me burg për Kushtrim Gurin

Arrest me burg, kjo është masa e sigurisë që Gjykata e Beratit ka dhënë për Kushtrim Gurin, personi që akuzohet se dhunoi kufomën e vrasësist të vëllait të tij, disa ditë më parë në Poliçan. Autori i këtij akti të rëndë do të qëndrojë në arrest me burg. 52-vjeçari Kushtrim Gurri u arrestua pak orë pas ngjarjes, pasi me veprimet e tij kishte tronditur gjithë zonën.
Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën e 6 gushtit në ambjentet e brendshme të Uzinës Mekanike të qytetit të Poliçanit. Motivet e xhelozisë janë bërë shkak për këtë krim, pasi roja i Uzinës Shpëtim Dervishi akuzonte viktimën Vladimir Guri, se i ngacmonte bashkëshorten e tij. Ky fakt, nuk është pranuar nga Dërvishi, duke dashur ta mbyllë ceshtjen me vrasjen kolegut të tij të punës dhe pas pak minutash, në kushtet e depresionit autori ka vrarë edhe veten me një plumb në kokë me po te njejten armë.
Por krimi nuk është mbyllur me kaq, pasi në një mënyrë krejt të pazakontë dhe të padëgjuar më parë në Shqipëri, vëllai i viktimës, Kushtrim Guri, ka masakruar kufomën e Shpëtim Dërvishit, duke i prerë kokën për së vdekuri.