E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thikë ndaj të riut në Burgun e Shënkollit, përfundon në koma

Gazeta Shqip

Hakmarrja

Kastriot Allamani dyshohet se plagosi Aranit Ramën, i paraburgosur për grabitje

Aty ku njerëzit janë të izoluar nga liria e tyre, tashmë u rrezikohet edhe jeta. Një sulm me thikë, që ka sjellë plagosjen e rëndë të një të paraburgosuri për grabitje, ka ndodhur në Burgun e Shënkollit në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ndërkohë që i burgosuri i plagosur është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet në gjendje kome.

Autori i krimit është izoluar në qelitë e paraburgimit në Burgun e Shënkollit, ndërsa kanë nisur hetimet mbi motivet e ngjarjes, e cila dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje, bëjnë të ditur burime të informacionit në Burgun e Lezhës. Sipas burimeve zyrtare të informacionit, mësohet se Aranit Rama, 18 vjeç, ka qenë duke u kthyer nga dhoma e ajrimit për në qeli, kur një tjetër i burgosur, i identifikuar si Kastriot Allamani dhe që është nga Miloti i Rrethit Kurbin, i ka zënë pritë. Allamani e priste në katin e tretë të burgut, ku e ka qëlluar me një mjet prerës, të adaptuar si thikë, duke e lënë të plagosur rëndë. Menjëherë kanë ndërhyrë gardianët e burgut, duke arrestuar e dërguar në izolim Allamanin, ndërsa të plagosurin e kanë nisur me urgjencë për në Spitalin Ushtarak Tiranë. Nga informacione konfidenciale mësohet se i plagosuri ndodhet në koma, ndërkohë që për këtë ngjarje është njoftuar edhe policia për të kryer veprimet hetimore. Sipas të dhënave të para, Kastriot Allamani nuk ka pranuar të tregojë asgjë për motivin apo armën e krimit, që e kishte siguruar brenda ambienteve të izolimit. Në këto kushte, policia tha se është njoftuar edhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, me qëllim për të hetuar mbi veprimtarinë e gardianëve nëse kanë abuzuar me detyrën, duke lejuar armët e ftohta në Burgun e Shënkollit. Nga ana tjetër, mësohet se i plagosuri rëndë, i cili është vetëm 18 vjeç, është arrestuar këtë vit për disa grabitje, në bashkëpunim me persona të tjerë. Pikërisht në muajin prill, policia ka deklaruar arrestimin e tij, bashkë me shokët e tjerë, Albano Gjetani, 21 vjeç, Xh.Dangaj dhe E.Kaçorri, të dy 17-vjeçarë, të cilët u kapën gjatë operacionit të koduar Mesnata. Ata dyshoheshin se kanë grabitur me armë e maska një banesë, duke dhunuar edhe nipin e familjes, që e ruante ndërtesën. Në atë kohë, të riun e kanë goditur me tytën e një arme automatike në kokë e më pas e kanë lidhur, duke e lënë në krevat përmbys. Menjëherë nisën bastisjen duke marrë dy kompjuterë, dy televizorë plazma, një telefon si dhe para. Pas hetimeve, blutë arritën të ndërtojnë skenarin e grabitjes, duke arrestuar katër të rinjtë si autorë. Ata i kishin çuar sendet e vjedhura në Lezhë për ti fshehur te një i njohur i tyre, ndërsa mjetin e transportit e kishin braktisur në Laç. A. Bushi

Thikë ndaj të riut në Burgun e Shënkollit, përfundon në koma burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›