Sekuestrohet drogë në Kapshticë,në pranga dy persona

Sekuestrohet drogë në pikën kufitare të Kapshticës. Gjatë ditës së sotme një autobus i nisur nga Tirana drejt Athinës është bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës, ku nga një kontroll i imtësishëm në brendësi të tij është zbuluar rreth 670 gramë, e llojit kanabis sativa.
Mësohet se ndalimi i autobusit është bërë nga pala greke, pas kontrollit në doganën shqiptare nga pala shqiptare dhe si rezultat është bërë ndalimi i një pasagjeri dhe drejtuesit të mjetit, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur.