Dhunoi rëndë një 18-vjeçare, arrestohet 26-vjeçari
Arrestimi i tij u krye dje rreth orës 06.00 në rrugën “Ali Pash Gucia”, pasi ka qëlluar me mjete të forta, për motive të dobëta, duke e plagosur rëndë një shtetase 18-vjeçare. E dëmtuara aktualisht ndodhet në Spital Ushtarak Tiranë në gjendje të rënduar shëndetësore. Ndërkohë po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të shtetasit O.B i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”.