E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmon i penduari i "Bandës së Durrësit"

Gjithçka ndodhi  kur, i penduari Adriatik Coli filloi dëshminë e tij kundër bandës në Gjykatën e Krimeve të Rënda, duke folur për mënyrën se si ishte njohur me  kreun e "Bandës së Durrësit",  Lulzim Berisha.  Por, ai nuk ka mundur të përfundonte  këtë dëshmi për shkak të kundërshtimit të saj nga pala mbrojtëse, e cila e ka cilësuar atë të paregullt, përkundër pretendimit të prokurorisë. 

Më pas, dy nga avokatët mbrojtës kanë  braktisur  seancën, c'ka bëri që Gjykata të ndërpresë procesin. Të pandehur në proces janë 15 persona, të akuzuar si anëtarë të "Bandës së Durrësit" që drejtohej nga i pandehuri Lulzim Berisha.  Të pandehurit, të arrestuar në këto katër vitet e fundit nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria,  akuzohen për një sërë veprash të rënda penale, ndër të cilat vrasje dhe trafiqe ilegale.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›