E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga dy shtetasve nga Kosova, falsifikuan dokumente

Burime nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se "43-vjeçari Mehdi Bytyçi nga Lipjani i Kosovës ishte shpallur në kërkim nga policia 2 vjet më parë pasi gjykata e rrethit kishte vendosur dënimin e tij me 4 muaj heqje lirie për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, letërnjoftimeve dhe pasaportave. Në tetor të vitit 2007 Bytyçi kishte tentuar kalimin e paligjshëm me traget drejt Italisë".

Burimet bënë të ditur gjithashtu se "natën e kaluar në pikën e kalimit kuftar të portit të Durrësit u  arrestua dhe shtetasi Limon Limani, 31 vjeç nga Suhareka, i cili ishte dënuar në maj të këtij viti me 50 ditë heqje lirie për të njejtën vepër penale". Sipas burimeve, Limani po tentonte përsëri kalimin e paligjshëm me traget drejt portit të Barit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›