E Shtunë, 31 Tetor 2026

Univesiteti Epoka çeli sot vitin e ri akademik 2009-2010

Në fjalimin e tij të hapjes, Rektori i Universitetit Epoka, Prof Hasan Kaplan, uroi të gjithë studentët dhe stafin akademik me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Duke iu drejtuar studentëve, prof. Kaplan u shpreh se "studentët e diplomuar në Universitetin Epoka, me aftësitë për të mësuar, do të rinovojë veten si dhe me të menduarit e tyre analitik, ata do të jenë në gjendje të identifikojnë problemet dhe të sugjerojnë zgjidhjet e duhura, të mësojnë si të përdorin njohuritë, të  vlerësojnë alternativat, të marrin përgjegjësi. Si rezultat produkti më i rëndësishëm i Universitetit Epoka janë studentët e tij. Stafi ynë akademik është i gatshëm të japë maksimumin për një përgatitje sa më dinjitoze të studentëve. ".

Duke iu drejtuar akademikëve të universitetit, Prof. Kaplan theksoi se "Qëllimi më i rëndësishëm i Universitetit është që të pajisë studentët me njohuri të drejta dhe të duhura, në mënyrë që ti ndihmojmë ata për tu përgatitur siç duhet. Në këtë kontekst, Universiteti Epoka vepron si një institucion ndërkombëtar,  konkurrues dhe dinamik në fushën e arsimit dhe kërkimit. Programet moderne dhe bashkëkohore të ofruara nga Universiteti tona , kombinimi i teorisë dhe praktikës synon të përgatisë studentët për botën e punës. ".

Puna në themelimin e Universitetit të filluar në vitin 2006. Studimet universitare kanë filluar në vitin akademik 2007-2008 me 60 studentë në departamentet e Inxhinierisë së Ndërtimit, Finacë-Bankë,  si dhe Administrim Biznesi. Universiteti është licencuar më 12 mars 2008, bazuar në Ligjin e ri për Arsimin e Lartë më datë 21 maj 2007. Gjatë vitit akademik 2008-2009, kanë filluar studimet universitare në gjashtë departamente ku studentët janë pranuar edhe në Departamentet e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Arkitekturë dhe Inxhinieri Kompjuterike.

Universiteti Epoka ofron programe studimore në të tre nivelet në pajtim me procesin e Bolonjës. Në këtë kontekst, më tej me përgatitjet e kryera vitin e kaluar, Universitetit Epoka i është dhënë edhe licenca për Diploma të Nivelit të Dytë dhe Master i Nivelit të Dytë, program ky I cili përbën fazën e parë të programeve PhD. Për realizimin e këtyre programeve po vazhdon bashkëpunimi me shumë universitete të huaja.

Së bashku me 180 studentë të rinj që janë regjistruar këtë vit në Universitetin Epoka, 404 studentë vazhdojnë studimet e tyre në nivel Bachelor, ndërsa 34 studentë në studime Master  Për programet master regjistrimet vazhdojnë ende.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›