E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dhunoi sekretarin e KZAZ në Kashar, Gjykata lë në burg 26-vjeçarin

Rei Nozlli, 26-vjeçari, i cili dy ditë më parë dhunoi me grushte dhe shqelma Sekretarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve në Kashar, u la në burg.

Vendimi u mor nga gjykata, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë, për vëzhguesin e kandidatit të Partisë Socialiste, Orlando Rakipi.

Sherri ndodhi në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar tension dhe ndërprerje të menjëhershme të numërimit të votave.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al./

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›