Nxitje bashkëpunimi me Indonezinë

Në takim, Topalli tha se kjo vizitë shënon një etapë të re në marrëdhëniet midis dy vendeve, jo vetëm në aspektin e shkëmbimeve parlamentare por edhe në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat.
“Është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Është një vend i vogël, me njerëz të mirë. Ne shprehim kënaqësinë për këtë vizitë dhe gjithashtu jemi të nderuar për të shkëmbyer eksperiencat tona dhe të shtrojmë urën e bashkëpunimit midis dy parlamenteve dhe dy vendeve. Ne vlerësojmë si një faktor të rëndësishëm rolin e Shqipërisë për stabilitetin në Ballkan e më gjerë” u shprehën anëtarët e delegacionit parlamentar indonezian.
Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, ata vlerësuan modelin ekonomik të suksesshëm që ka aplikuar Shqipëria ndërsa shprehën interesin e tyre mbi potencialet që ofron vendi në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit midis Indonezisë dhe Shqipërisë në disa fusha të rëndësishme. Kryetarja e Kuvendit njohu të pranishmit me lehtësirat që ofron Shqipëria për investitorët e huaj, e veçanërisht në fushën e energjetikës, turizmit dhe infrastrukturës.
“Brenda një kohe të shkurtër Shqipëria ka shënuar një rrugë të gjatë arritjesh që kanë transformuar vendin. Shqipëria është një vend i pasur me ujë, çka garanton potenciale të fuqishme për investimet në sektorin e energjetikës. Në vitet e fundit është bërë një transformim tërësor në rehabilitimin e infrastrukturës, çka ka nxjerrë në pah bukuritë turistike të vendit. Turizmi, është një tjetër fushë e pa eksploruar e Shqipërisë por që gjithashtu vitet e fundit ka tërhequr shumë investitorë të huaj të investojnë projekte ambicioze këtu” u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
Indonezia-u shpreh Topalli-është një vend i madh dhe i admirueshëm. Demokracia dhe zhvillimi ekonomik në vendin tuaj janë model për shumë vende të tjera. Topalli vlerësoi se Shqipëria ka ndjekur një politikë mbështetëse ndaj investitorëve të huaj duke krijuar kushte të favorshme që investimet e tyre të shndërrohen në histori suksesi.
“Kemi adoptuar një model ekonomik të suksesshëm që ka garantuar rritje ekonomike të pandalshme nga viti në vit, pavarësisht se vendet që rrethojnë Shqipërinë, prej disa vitesh janë prekur nga kriza financiare botërore. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe po ecën e sigurt drejt të ardhmes së saj evropiane” tha Kryetarja e Kuvendit.
Në takim, të dyja palët vlerësuan me nota pozitive harmoninë ndërfetare në Shqipëri, e cila, theksuan ata, duhet të shërbejë si një shembull paqeje dhe tolerance për mbarë botën.
Gjatë bisedës, Kryetarja e Kuvendit kërkoi mbështetjen e Indonezisë për njohjen e mëtejshme të pavarësisë së Kosovës, duke vlerësuar rolin e saj si faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon. Ajo vlerësoi se aktualisht numri i shteteve që kanë njohur Kosovën ka shkuar në 76 dhe njohje të tjera pritet të shënohen në vijim. /Start/
2011-07-25 17:25