Dhunon te moshurin dhe i grabit parate e xhepit
ELBASAN - Dy persona jane vene ne pranga nga Policia e Elbasanit pasi akuzohen per vjedhje. Fillimisht ne pranga ne flagrance eshte vene Shkelqim Rrapi 29 vjec banues ne lagjen Beqir Dardha Elbasan. Ndalimi i tij u be pasi ky person ka vjedhur ne banesen e shtetases me inicialet A. D. I riu ka marre ne kete banese disa bizhuteri floriri. Po ashtu nje tjeter person eshte arrestua per te njejten akuze. Edmir Gjeli 27 vjec banues ne fshatin Vidhas Komuna Paper Elbasan ka rene ne prangat e policise pasi ne afersi te fshatit Garunje Peqin ai ka dhunuar dhe me pas i ka vjedhur 8.500 leke shtetasit me inicialet S. T. 64 vjec banues ne kete fshat dhe me pas eshte larguar. Pas denoncimit nga 64-vjecari efektivet e Komisariatit Policise Peqin kane bere te mundur kapjen e tij.
21 Tetor 2010