Ndikim ne vendimet e gjyqtareve arrestohet avokati per korrupsion
Artan CENA
TIRANE - Korrupsioni ka cuar ne pranga nje avokat. Arrestimi eshte bere diten e djeshme nga Task-Forca e Policise dhe Prokurorise se Tiranes. Hysni Beti nje nder avokatet e njohur te kryeqytetit eshte arrestuar pasi akuzohet se ka ndikuar te gjyqtaret prokuroret dhe oficeret gjyqesore me qellim qe klientet e tij te mos merrnin denime te renda gjate paraqitjes ne gjykate per masat e arrestit. Burimet zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme kane bere te ditur gjate dites se djeshme se avokati Beti u kishte marre klienteve te tij shuma nga 100 deri ne 150 mije leke per masat e sigurise duke u thene se do tia jepte nje gjyqtari te Gjykates Tiranes. Por ne fakt parate qe ai kishte marre nuk kishin shkuar te gjykatesi por ne xhepin e tij. Sipas burimeve ndaj tij ishte bere denoncimi nje muaj me pare duke sjelle dhe nisjen e hetimeve. Prokuroria nuk ka bere te ditur se per ke rast behet fjale por mesohet se i arrestuari ishte ndaluar para pak kohesh per nje akuze te lehte.
ARRESTIMI
Ne prangat e efektiveve te Policise se Tiranes ka rene diten e djeshme avokati Hysni Beti. Ndalimi i tij eshte bere pasi akuzohet per korrupsion pasiv. Beti eshte nje nder avokatet me te njohur ne Shqiperi ndersa arrestimi eshte bere ne zyren e tij te avokatise. Sipas informacioneve me te fundit behet e ditur se ai nderhynte te prokuroret per ulje te mases se sigurise dhe njekohesisht shfrytezonte postin duke marre ryshfete. Vec korrupsion pasiv Beti akuzohet edhe per ushtrim dhe ndikim te jashteligjshem. Task-Forca ka kryer kontrollin e zyres se avokatit Hysni Beti me synim mbledhjen e provave materiale. Burime nga prokuroria dhe policia kane bere te ditur se jane sekuestruar disa dosje te cilat kane te bejne me disa ceshtje ku dyshohet se ai ka ndikuar per marrjen e masave me te lehta nga klientet. Vec arrestimit te tij nuk eshte bere e ditur nese Beti kishte arritur qe te ndikonte ne vendimet e gjykates.
HETIMET
Task-Forca prane Prokurorise Gjyqesore te Tiranes ne bashkepunim me Policine e Shtetit kishte nisur hetimet nje muaj me pare ndaj Hysni Betit me profesion avokat. Ndaj tij eshte regjistruar procedim penal per kryerjen e vepres penale te ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike. Sipas akuzes ndaj avokatit prej kohesh jane zhvilluar hetime duke perdorur metoda speciale. Burimet thane se kane pergjime fotografime dhe regjistrime ne terren per te faktuar akuzat e ngritura ndaj avokatit. Pikerisht edhe arrestimi i tij eshte bere ne kushtet e flagrances gjate marrjes se shumave 150 mije dhe 100 mije lekesh per te ndikuar te gjyqtari prokurori dhe oficeri i Policise Gjyqesore. Task-Forca ka kryer kontrollin e zyres se avokatit Hysni Beti me synim mbledhjen e provave materiale ndersa arrestimi i tij eshte bere ne pranine e nje perfaqesuesi te Keshillit te Dhomes se Avokatise. Beti eshte dhe nje nga avokatet e ceshtjes Gerdeci.
Kerkojne lirine shtyhet seanca per 4 te pandehurit e Gerdecit
TIRANE - Gjykata e Tiranes ka shtyre nje dite me pare seancen gjyqesore per 4 te pandehurit e tragjedise se Gerdecit. Seanca gjyqesore per shuarjen e mases se arrestit per 4 te pandehurit nuk eshte bere pasi prokurori i ceshtjes nuk eshte paraqitur ne sallen gjyqit. Kater te pandehurit e tragjedise se Gerdecit ku humben jeten 26 persona jane ish-drejtori i kompanise MEICO Ylli Pinari administratori i kompanise Albademil Mihal Delijorgji ish-drejtori teknik i fabrikes se cmontimit te municioneve Dritan Minxolli si dhe ish-punonjesi i MEICO-s Sokol Gjeci.
Familjaret e viktimave te Gerdecit Ti hiqet imuniteti Mediut
TIRANE - Shoqata e familjareve te viktimave te shperthimit te Gerdecit dhe qendra per ndihme ligjore Res-Publica i kerkojne perseri Prokurorise se Pergjithshme ti heqe imunitetin ish-ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu. Prokuroria e Pergjithshme duhet te kerkoje autorizimin per procedim ne menyre qe Kuvendi te votoje per heqjen e imunitetit per te bere te mundur venien para drejtesise te Fatmir Ali Mediut- thuhet ne kerkesen e familjareve. Ne leter i kujtohet Prokurorise se Pergjithshme se nuk ka asnje pengese juridike qe te mos e coje kete proces deri ne fund nevojitet vetem iniciativa e Prokurorise sipas tyre. Perfitojme nga rasti ti kujtojme Prokurorise se Pergjithshme se maxhoranca parlamentare dhe kreu i saj Sali Berisha kane premtuar publikisht perpara mediave qe do te pranoje pa kushte te gjitha kerkesat per heqjen e imunitetit. Ky qendrim tregon qarte se nuk ka asnje ngerc juridik qe te pengoje kete proces dhe se nevojitet vetem iniciativa e Prokurorise- theksojne familjaret. Duke i kujtuar Prokurorise se kerkesa e tyre e pare eshte hartuar qe ne nentor te vitit 2009 pra gati nje vit familjaret e vleresojne si akt ngathtesie dhe mosveprimi pa shpjegim ndersa shtojne se nuk kane marre asnje pergjigje zyrtare edhe pasi afati zyrtar per detyrimin ligjor per tiu pergjigjur kerkesave zyrtare ka kaluar disa here. Sa per kujtese Fatmir Ali Mediu qe prej nje viti eshte i lire dhe ende i pagjykuar per shkak te ngathtesise ose mosveprimit pa ndonje shpjegim te vlefshem nga ana e prokurorise deri ne kohen kur po flasim. Kujtojme se organit te Prokurorise i kemi bere edhe kerkese per informacion mbi shkresat e mesiperme por ne menyre te perseritur fatkeqesisht nuk kemi pasur nje pergjigje zyrtare ne asnje nga rastet - perfundon deklarata.
Plagoset pas nje sulmi me gure efektivi i Policise se Fierit
FIER - Nje efektiv i Komisariatit te Policise ne Fier eshte sulmuar me gure ne oret e vona te mbremjes se dy diteve me pare. Ngjarja e rende ka ndodhur fshatin Ferme-Clirim ne Fier. Efektivi i Policise se Fierit Kozma Dimo ishte duke u kthyer nga sherbimi per ne shtepi kur eshte goditur me gure ne koke nga persona te pa identifikuar. Sulmuesit me pas jane larguar nga vendngjarja duke humbur dhe gjurmet. Menjehere punonjesi i policise ka njoftuar sallen operative dhe ne vendngjarje kane mberritur koleget e tij te cilet kane nisur hetimet. Sulmuesit e policit ende nuk jane identifikuar per tu vene ne pranga. Ende nuk dihen shkaqet qe kane sjelle kete agresion ndaj uniformes blu. Kohet e fundit jane shtuar rastet kur personat te panjohur kane sulmuar efektive te policise ne menyre te befte dhe me pas jane larguar. Kater dite me pare nje oficer i larte i Policise se Vlores ngeli i vrare pasi po ndiqte nje te dyshuar identiteti i te cilit ende nuk eshte zbuluar.
21 Tetor 2010