Sherr per prones bie ne pranga 46-vjecari
LEZHE - Kanos fqinjin per motive pronesie vihet ne pranga nje 46-vjecar. Burime nga Policia e Lezhes kane bere te ditur se eshte arrestuar Mark Deda 46 vjec me banim ne fshatin Troshan te rrethit Lezhe. Venia ne pranga e tij eshte bere pasi me daten 18 tetor 2010 rreth ores 1200 ne fshatin Troshan te Lezhes ka kanosur me arme zjarri duke qelluar ne ajer shtetasin me iniciale L. D. 39 vjec. Kanosja ka ndodhur per shkaqe pronesie mes agresorit dhe viktimes se tij. Policia eshte njoftuar per ngjarjen qe po ndodhte dhe ka shkuar menjehere ne fshatin Troshan duke vene ne pranga dhe autorin e dyshuar. Sipas policise pas keqyrjes se vendit te ngjarjes jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale dy gezhoja 1 kreher automatiku si dhe 22 fisheke. Nderkohe pas arrestimit dosja me materiale i ka kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lezhe per vepren penale te kanosjes dhe armembajtjes pa leje ne ngarkim te Mark Dedes.
21 Tetor 2010