Dhunonte bashkëshorten, arrestohet 49-vjeçari

Pavarësisht thirrjeve të shumta nga shoqëria civile dhe ashpërsimi i ligjeve për dhunën në familje, ky fenomen nuk ka të ndalur në vendin tonë.
Policia e Elbasanit ka bërë arrestimin e një 49-vjeçari, pasi është kapur në flagrancë duke dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij. Mësohet se është ndaluar Ismail Xhafa, banues në lagjen “5-Maji” të këtij qyteti, i cili kishte rreth një vit që ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërsa sektori i krimeve kundër jetës ka ndaluar 25-vjeçarin Ekloria Rama, nga Gramshi, pasi ka goditur me mjete të forta 24-vjeçarin me inicialet A.L. Ky i fundit ka marrë plagë të shumta në trup dhe është dërguar në spital ku është jashtë rrezikut për jetën./Indeksonline/