Dhunonte fëmijët e gruan, shoqërohet në polici
PUKE- Apelit të nënës së 4 fëmijëve të dhunuar nga bashkëshorti i saj- “Në dorë të zotit dhe të shtetit, të na ndihmojë kush se jemi në rrugë të madhe” i janë përgjigjur autoritetet vendore të rrethit të Pukës.
Pamjet shokuese dhe rrëfimi tronditës i fëmijëve që janë publikuar dje nga tv NEËS24 kanë nxitur reagimin.
Policia ka shoqëruar sot në komisariat 53 vjecarin i cili prej vitesh ushtronte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij dhe 4 fëmijëve.
Ndërsa autoritetet e bashkisë së Pukës po ndërmarrin hapat ligjore për zgjidhjen e martesës së ciftit, cka do të ndihmonte më pas gruan të futej në listën e të pastrehëve. Më pas do të mund të jepej mundësia për gjetjen e një vendstrehimi.
Katër vogëlushët, Behari, Bekimi, Blerimi dhe Xhelali dhe nëna e tyre Lirie Neziri ishin detyruar të largoheshin nga shtëpia në orën 03.00 të mëngjesit të së premtes pasi babai i kishte rrahur aq sa dhoma ishte larë me gjak.
Aktualisht e vetmja strehë për nënën dhe 4 fëmijët e saj banore të fshatit Zezë të rrethit të Pukës janë mjediset e repartit të radiologjisë në spitalin e Pukës.
Si shtretër kanë dyshemenë, ndërsa për të ngrënë patatinat dhe moltot që u kanë blerë mjekët dhe pacientët që ndjejnë keqardhje për atë familje.
Vetë shefi i komisariatit të Pukës i bën apel shoqatave jo fitimprurëse për të ndihmuar në strehimin e gruas dhe 4 fëmijëve të saj të dhunuar sistematikisht nga 53 vjecari.
(s.g/BalkanWeb)