Bosh raporton për Shqipërinë në Vjenë: Ja shqetësimet
VJENE-Kreu i misionit të OSBE në Shqipëri Robert Bosh ka raportuar ne Këshillin e Përhershëm te ketij organizmi ne Vjene per situaten politike ne vendin tone. Ne raportin e Bosh i behet ne autopsi e gjere e gjithe zhvillimeve ne vend ku vend te vecante zene zgjedhjet e Qershorit dhe vendimi i opozites per te bojkotuar kuvendin pas pretendimeve per parregullsi. Duke iu referuar raportit perfundimtar te OSBE-ODIHR per zgjedhjet Bosh ka perseritur se “Në zgjedhje u vërejtën disa mangësi në lidhje me procesin e politizuar të numërimit të votave, gjë që bëri që zgjedhjet, të mos e realizonin plotësisht “potencialin e Shqipërisë për t’iu përmbajtur standardeve më të larta për zgjedhje demokratike”.
Bosh ka evidentuar disa perparime lidhur me procesin qe kane te bejne me regjistrin themeltar te shtetasve, pajisjen me karta dhe kodi zgjedhor i hartuar me konsesus politik.
Bosh ka vleresuar punen e KQZ e cila sipas tij administroi përgatitjet zgjedhore me profesionalizëm dhe përgjithësisht brenda afateve ligjore. Në raporti risillet edhe njehere ne vemendje shqetesimi se e drejta e shumëpërdorur e partive politike për t’i zëvendësuar komisionerët e tyre sipas dëshirës pati një ndikim negativ në efikasitetin e punës së komisioneve zgjedhore. Me t’u krijuar, ato u dominuan nga dy partite kryesore, në të mirë, deri diku, të partnerëve të tyre më të vegjël në koalicion dhe plotësisht në dëm të partive jashtë këtyre koalicioneve, të cilat nuk kishin asnjë lloj përfaqësimi.
Sipas kreut të OSBE në Tirane, fushata zgjedhore u zhvillua në një atmosferë të qetë, por prapëseprapë të polarizuar. Megjithëse gjatë kësaj periudhe u vranë tre aktorë politikë vendorë, nuk ka prova se këto
vrasje u kryen për motive politike. Tonet e ndezura mbizotëruan gjatë fushatës, ku u ngritën edhe akuza, shpesh të bazuara, nga PS-ja se PD-ja u shfytezuan veprimtaritë shtetërore për qëllime të fushatës zgjedhore, duke ushtruar edhe presion mbi punonjësit e administrates publike që të merrnin pjesë në tubimet zgjedhore partiake. Prezenca u vu në dijeni të disa
dëshmive, sipas të cilave shumë simpatizantë të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ishin pushuar nga puna pas vendimit të kësaj partie për të kaluar në koalicionin tjetër.
“Megjithëse pretendimet e PS-së, se disa të burgosurve iu dha liridalje e posaçme në mënyrë selektive, ishin shpesh të bazuara, Prezenca e OSBE ODIHR nuk qe në gjendje të vërtetonte se këta njerëz u përfshinë në fushatën zgjedhore të PD-së”, thuhet ne referimin e Bosh.
Lidhur me rolin e mediave shume organe mediatike thote Bosh shfaqën
njëanshmëri të fortë në favor të njërës apo tjetrës prej dy partive të mëdha politike.
Për herë të parë, kreu i OSBE përmend faktin se ndonëse seancat e Kolegjit Elektoral, në vetvete, u mbajtën përgjithësisht në mënyrë
profesionale, vendimmarrja u duk disi e nxituar. Megjithëse nuk pati prova të qarta të manipulimit të rezultateve në shkallë të gjerë, fillimisht, në disa zona, fletët e votimit të kutive të caktuara, identiteti i të cilave ishte përcaktuar qartë, ose nuk u numëruan, ose rezultatet e nxjerra prej numërimit të tyre nuk u hodhën fare në tabelën përfundimtare të rezultateve.
Bosh i është referuar edhe per situaten me te fundit politike ku PS-ja ka zgjedhur që t’i bojkotojë të gjitha seancat e Kuvendit të ri por dhe zgjedhjeve te 15 nentorit , pas vendimit që ajo ka marrë për ta kushtëzuar hyrjen e saj në parlament me plotësimin e disa kushteve të lidhura
me procesin zgjedhor, i cili, sipas PS-së, ishte i pandershëm.
“Deri më sot, nuk dihet ende se sa do të zgjasë ky bojkot”, thote Robert Bosh.
Ambasador ndalet edhe ne zhvillimet e tjera ne vend, ku ndalet vecanerisht ne reformen ne drejtesi ku sipas tij megjithe perparimet procesi i reformës gjyqësore nuk ka përfunduar ende dhe procedurat gjyqësore mbeten të ngadalta, dhe me mungese transparence.
(d.b/TVNews24/BalkanWeb)