Dhunonte te emen babai masakron me sepate djalin
Pas nje grindje familjare babai 72-vjecar nga fshati Verdove i Pogradecit ka vrare me sepate djalin 33 vjec
Fshati Verdove i Pogradecit ne 24 ore behet dy here protagonist per ngjarje te renda. Pas skandalit te nje dite me pare ku motra padiste vellain se i kishte vjedhur parate e siguracionit te jetes se djalit te vdekur dje krimi brenda familjes ka tronditur banoret e ketij fshati. Ne oret e pasdites babai vrau me sepate djalin e tij 33 vjec. Tragjedia ka ndodhur ne familjen Kromollari banore te ketij fshati. Policia beri me dije se autori i krimit eshte 72-vjecari Njazi Kromollari babai i viktimes. Nga policia mesohet se vrasja ka ndodhur pasi ate e bir ishin grindur me njeri- tjetrin.
Ngjarja.
Krimet brenda familjes jane bere te perditshme sidomos ne zonat rurale. Krimi i radhes brenda familjes ndodhi dje pasdite ne familjen Kromollari. Njazi Kromollari 72 vjec masakroi me sepate per vdekje djalin e vet 33 vjec Kudret Kromollari. Familjaret te tronditur kane treguar se ate e bir ishin grindur me njeri-tjetrin pak minuta para ngjarjes. Nga hetimet paraprake dhe deshmite e para dyshohet se goditja me sepate erdhi pasi konflikti mes babait dhe te birit ne banesen e perbashket gjeneroi ne dhune fizike. Sipas banoreve te zones por edhe sipas familjareve mendohet se fillesa e kesaj ngjarjeje te rende eshte gjendja e rende ekonomike e familjes mungesa e nje pune per viktimen i cili ishte kthyer ne person te alkoolizuar dhe qe dhunonte fizikisht prinderit e tij. Sipas policise shkak i sherrit qe coi ne tragjedi ishte se djali kishte dhunuar fizikisht nenen e tij. Sipas deshmitareve 33-vjecari ishte perdorues i rregullt i alkoolit dhe per shkak te tij i dhunonte here pas here prinderit e tij. Por kete here Njazi Kromollari babai i djalit nuk e ka duruar dot me te birin ta shohe duke keqtrajtuar mamane e vet dhe ka nisur te debatoje me pas situata duket se eshte acaruar dhe passherrit me fjale dhe dhunimit fizik babai i moshuar ka rrembyer nje sepate dhe ka goditur 3 here me sepate djalin duke e lene te vdekur ne vend. Burime nga policia bejne me dije se ne momentin e krimit te pranishem ne vendngjarje ishin nena e djalit vellai i viktimes dhe gruaja e tij shtatzene.
Arrestimi
Policia eshte njoftuar per ngjarjen e rende nga vellai i viktimes. I vellai i 33-vjecarit i tronditur dhe i shokuar nga ajo qe pa menjehere pas krimit ka njoftuar policine. Ndersa autori i krimit babai 72 vjecar eshte dorezuar vete sapo ka mberritur policia ne vendngjarje dhe ka pranuar ate qe kishte bere. Autori aktualisht ndodhet ne polici i prangosur. Ndersa trupi i djalit eshte cuar ne morgun e qytetit te Pogradecit. Vetem 24 ore me pare po nga i njejti fshat policia nisi hetimet per ciftin Rapce pasi ishin paditur nga motra per mashtrim dhe vjedhje. Burime te policise se Pogradecit kane bere te ditur se motra ishte paraqitur ne polici per te denoncuar vellain. Sipas policise 59-vjecarja me iniciale S. B. banore e fshatit Verdove te Pogradecit ka kryer nje denoncim ku akuzonte vellain e saj dhe bashkeshorten e tij se i kane vjedhur shumen prej 150 mije eurosh nepermjet mashtrimit. Po te njejtat burime bejne me dije se akuza e ngritur eshte pranuar nga cifti. Cifti Rapce eshte marre ne pyetje por mesohet se te dy kane refuzuar te tregojne se ku ndodhen parate.