Formulari A3 te henen ne duart e maturanteve Vetem 2 dite kohe per maturantet Kriteret qe duhen per tu plotesuar

Maturantet qe ende nuk kane fituar ne asnje prej degeve te universitetit publik do te kene nje shans tjeter per tu shpallur fitues. Zyrtare te Ministrise se Arsimit bejne te ditur se kjo do te jete mundesia e fundit per te gjithe maturantet qe nuk kane dale fitues ne asnje prej dy fazave te para. Por ndryshe nga vitet e tjera maturantet kandidate nuk do te kene shume kohe ne dispozicion per ta plotesuar. Koha qe do te plotesohet nga ana e maturanteve do te jete vetem dy dite. Kjo per te shmangur vonesat e tepruara qe jane vene re vitet e kaluara kur ka pasur raste ku regjistrimet jane mbyllur ne dhjetor. Pas mbylljes se regjistrimeve Formularin A3 do te kene mundesi per ta plotesuar rreth 6000 maturante ku do te bejne pjese dhe nxenesit qe kane studiuar jashte shtetit.
Kriteret
Ky formular ndryshe nga vitet e tjera do te kete disa kushtezime ne lidhje me deget qe do te zgjidhen pasi nuk do te zgjidhen deget kryesore te UT-se. Kandidatet duhet patjeter ta plotesojne ne te kundert nuk do te kete mundesi per te fituar. Formulari A3 nuk do te jete vazhdim i Formularit A2 qe do te thote se nuk do te perfshihen te gjithe ata qe nuk e plotesojne. Po keshtu mundesi per ta plotesuar do te kene dhe mbetesit e matures shteterore. Gjithashtu te gjithe nxenesit qe kane mbaruar jashte vendit shkollen do te jene pjese e Formularit A3 por me kusht njohjen shume te mire te gjuhes shqipe. Deget qe duhet te zgjidhen ne kete formular do te jene ato te cilat kane qene me pak te kerkuara dhe ato dege ku numri i kuotave bosh eshte i larte. Mundesite me te larta per te fituar per maturantet do te jene kryesisht deget e filialeve te universiteteve.
Kuotat
Me mbylljen e regjistrimeve perfundimtare kuotat e ngelura bosh jane ne nje numer te konsiderueshem sidomos ne Universitetin e Tiranes. Ndryshe paraqitet gjendja ne universitetet e rretheve ku ka nje numer te larte te degeve qe nuk jane plotesuar. Jane pikerisht keto dege qe kane sjelle nje formular tjeter dhe qe do te bejne qe shume maturante qe nuk kane fituar te kene dhe nje mundesi tjeter. Deget ne UT qe kane shume kuota bosh dhe qe do te jene nje shans per maturantet kandidate jane ato te Gjuheve te Huaja Shkencave te Natyres dhe ne rretheve. Te gjithe kandidatet qe te kene mundesi me te shumta duhet te plotesojne deget ku ka me shume kuota te lira pasi sipas Ministrise se Arsimit. Pra nese nje maturant eshte ne kuoten e rreth 4000 pikeve ai mund te kete akoma nje mundesi per te fituar ne deget e UT-se si ne ato te Gjuheve te Huaja te Shkencave te Natyres apo te Universitetit Bujqesor. Por nese kandidatet jane ne kuotat poshte 3500 pikeve kjo do te thote qe nuk do te kene shans per ne UT por mund te fitojne nese bejne nje liste te te gjitha degeve ne universitetet e rretheve dhe te filialeve te Sarandes apo Kukesit.