Vazhdon operacioni Vjeshta 2 kater persona perfundojne ne pranga
Operacioni per kapjen e personave ne kerkim per vepra te ndryshme penale ka nisur dy dite me pare nga policia e kryeqytetit
Vijojne prej disa ditesh operacionet per kapjen e personave ne kerkim per vepra te ndryshme penale ne kryeqytet. Brenda tri diteve te operacionit policia e kryeqytetit ne bashkepunim dhe me forcat speciale RENEA ka vene ne pranga mbi 13 persona. Diten e djeshme 4 persona u arrestuan nga policia ne kuader te operacionit policor te djeshem te koduar Vjeshta 2 ku mjaft rruge dhe kryqezime te Tiranes u blinduan me police. Nje nga te arrestuarit eshte 49-vjecari Gjergji Sino. Sipas policise ai ishte denuar me 6 muaj burg per vjedhje ne bashkepunim. Ne pranga ka rene gjithashtu edhe 21-vjecari Liridon Frroku i denuar me 2 vjet e 8 muaj burg per plagosje te rende me dashje. 21-vjecari Gerti Haruni eshte arrestuar per armembajtje pa leje kurse Lorenc Sadikaj 23 vjec eshte arrestuar ne flagrance me 200 grame lsquoCannabis. Nga kontrolli i ushtruar policia ka sekuestruar gjithashtu edhe 3 makina luksoze te vjedhura.
Rezultatet e dites se pare
Nderkohe nga operacioni i nje dite me pare 12 persona jane shoqeruar per verifikim ne rajonet e policise se Tiranes diten e djeshme. Nderkohe 7 persona jane arrestuar pasi nga kontrolli i ushtruar kane rezultuar pergjegjes per vepra te ndryshme penale. Operacioni policor ka ngritur ne kembe te gjithe efektivet e policise se kryeqytetit. Operacioni ka vene ne krye te detyres dhjetera forca policore dhe ka marre ndihmen edhe te forcave speciale RENEA. Burime nga policia e Tiranes bejne te ditur se aksioni synon kapjen e personave te shpallur ne kerkim per kryerjen e veprave kriminale. Aksionet e diteve te fundit jane pjese e nje plani masash per rritjen e sigurise publike dhe ndalimin e personave ne kerkim apo te dyshuarve per vepra penale. Nuk konfirmohet nga Drejtoria e Policise se sa do te zgjase ky operacion por mesohet se po kryhet ne vazhden e kerkesave te ketij institucioni per kapjen e personave te kerkuar. Ne kuader te ketij objektivi vetem para dy ditesh policia organizoi dy operacione te koduar Lulishtja dhe Vjeshta si rezultat i te cileve u shoqeruan ne komisariat 7 persona dhe rane ne pranga 2 te shpallur ne kerkim per trafik te lendeve narkotike. Burime nga policia bejne me dije se arrestuan ne flagrance Elis Perfundin 26 vjec lindur dhe banues ne Vore dhe Elidon Prognin 21 vjec banues ne Tirane. Kapja e tyre u be e mundur ne afersi te rruges Lord Bajron ne Tirane. Gjate kontrollit dy te rinjve iu gjet 400 grame lende narkotike e llojit Cannabis sattiva e cila u sekuestrua ne cilesine e proves materiale se bashku me shumen e parave prej 90.000 lekesh.