"Dhurata" per Putincanin
Mbrojtesi serb i Dinamos, Marko Putincanin, ka qene i fundit qe u ndeshkua nga Komisioni i Disiplines, pasi u pezullua pese ndeshje nga aktiviteti futbollistik. Ai goditi me koke nje lojtar te Bylisit, ne ndeshjen e kthimit te turit te dyte te Kupes se Shqiperise, Dinamo-Bylis (3-0). Serbi "feston" 22-vjetorin me nje gjobe prej 100 mije lekeshe, kurse sezoni i ketij viti mbyllet perfundimisht.