E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritaret e kultures se nje perkthyesi

(Ne pervjetor te ditelindjes se perkthyesit te shquar Robert Schwartz)

Njerez qe nderojne kulturen dhe letersine tone

***

Sikur te ishte ende gjalle!

Nuk qenka e thene ta njohesh personalisht nje njeri dhe ta kesh mik, te kesh kersherine ta kujtosh dhe te shkruash per te. Ne Shqiperi, kur te gjitha dyert dhe dritaret per te pare Perendimin nuk ekzistonin, Robert Schwartz ishte nje dritare e nje forme krejt te vecante, ishte nje rrjedhe e nje lumi te nendheshem kulture, gurgullimen e se ciles e ndjenim, por jo shpesh e shikonim.

Data 10 dhjetor nuk eshte shenuar ne asnje kalendar me ngjyre te ndryshme nga e zakonshmja, por eshte ditelindja e perkthyesit te njohur, nje prej kolonave te forta te kultures shqiptare, e Robert Schwartz. Prej gjashte vjetesh nuk eshte me midis nesh, por asnje nuk harron emrin dhe punen e tij. Sepse ne nuk duhet te harrojme, sidomos njerezit e kultures!

Perkthyesi i njohur, njeriu qe po ta veshtrosh ne fotografite e kohes kur ishte gjalle, te krijon ndjesine e nje qielli te deshiruar, te nje lendine ku ke kujdes se mos demton qofte edhe ndonje rruge milingone, nuk jeton me. Por ajo qe qendron mbi te gjitha ndjesite dhe emocionet, krejt te panjohura per nje njeri qe personalisht nuk e kam njohur, eshte se me kulturen e tij te perkthimit, me librat qe i solli fuqishem ne letersine shqipe, Robert Schwartz krijoi opoziten e vertete ndaj nje kulture te mbarsur me te ashtuquajturen letersi sipas udhezimeve te partise. Letersia e tij, menyra se si e solli ne gjuhen shqipe na mesoi te dallonim dritaren e vertete ku qyteterimi dukej, nga dhjetera dritaret e sotme, ku qyteterimi vjen i zberdhulet dhe me lloj-lloj formash dhe permbytjesh mediokre. Ndaj duhet marre si model i perkthyesit te talentuar Robert Schwartz. Schwartz ishte evropian,

kozmopolit, me rrenje ne Vjene, ne Evropen Qendrore dhe ne Ballkanin Perendimor, ne Shkoder e Tirane, ishte hebre, po aq sa edhe sarajevas, shqiptar-shkodran, elbasanlli dhe tiranas, i rralle ne sojin e vet-pjese e disa kulturave njeheresh. Per te kuptuar me mire kohen e erret per lirine e mendimit dhe per te kuptuar me mire mbijetesen e kultures shqiptare, duhet kujtuar ne kete pervjetor te thjeshte, pikerisht, domosdoshmerisht Robert Schwartz.

***

Libra te perkthyer nga Robert Schwartz

"Erich Maria Remarque"

"Asgje te re nga fronti i perendimit"

"Tre shoke"

"Harku i triumfit"

"Shkendija e jetes"

"Obelisku i zi"

Hans Fallada - "Po tashti o qyqar?"

Hans Magnus Enzensberger - "Mbrojtja e ujqerve"

Lion Feuchwanger

"Rruga e mundimshme drejt njohjes"

"Cifutka e Toledos"

Mihael Ende - "Historia pambarim"

Bertold Brecht

"Arturo Ui"

"Nena kuraje dhe femijet e saj"

Leon Uris - "Eksodi"

Gabriel Garcia Marquez - "Njeqind vjet vetmi"

Heinrich Heine - "Gjermania nje perralle dimri"

Boris Traven - "Kryengritja e te varurve"

Epfraim Kishon - "Lezetet e familjes"

Stephan Zweig - "Novela"

Bruno Apitz - "Lakuriq ne mes te ujqerve"

Goethe

Schiller

Poezi e ballada

etj, etj, etj.

***

3 poezi nga Robert Schwartz - botohen per here te pare

***

Pa shkak te kape ka 'i here, o mik, trishtimi

e s'din cka ke e s'din ku te dhemb;

te duket nate kur n'qiell zbardhon agimi

e lulja vete te duket vec nji gjemb,

kur t'kape, o mik, trishtimi.

Pa shkak te kape ka'i here, o mik gazmendi,

e s'din pse qesh, kur t'vjen ma mire me qa,

te duket reja posi tis argjendi

e lulja t'dehe kur asht zbe e tha:

kur t'kape, o mik, gazmendi ...

196o

***

Tingllimet e plagueme

Po flen qyteti, vlla, dremit qyteti,

nuk ka as drite, as hapat nuk kercasin,

vec val't ne breg na duket sikur flasin

me zall'n e qete, ku andrrat i tret deti ...

Sa vjet kaluene, vlla, qekurse mbeti

nji zemer kndej plague e nji coptue

permbas prangoresh, n'rinine e saj shitue

me dhimbe krenare qe asnje kange poeti

nder tela t'lyres nuk mundet me naltue ...

Po flen qyteti vlla, ... ne breg ku rrime

ai don me fole e don me na tregue

si shkojne motet e andrrat vec nji grime

na puthin n'balle e ikin tue u qeshe ...

1957

***

Lulet e mundimit

Si nuk po vyshken lulet e mundimit,

si s'po mbaron kjo nate e brenges sone,

o mike e dhembshur, valle gjithemone

do jemi fli e lotit? E trishtimit?

Atje ku ankthi vret pa hic meshire,

atje ku shpresa cduket sapo vjen

e pikellimi zemren nis e bren

ne endemi te dy, me sy te ngrire.

E keta sy veshtrojne rreth e rreth,

por vesa s'ndrin e hirte permbi gjeth

dhe paqja shpirtin krejt e ka harruar ...

Ngado vec pluhur, ndot e fat i zi

urrejtje e ftohte, cpagim edhe zili

e lot krenar qe fshehur rrjedh helmuar ....

1957

***

Interviste me perkthyesin Amik Kasoruho

Robert Schwartz, shqiperuesi i ndjeshem - mjeshter i fjales shqipe

Kur jeni njohur me Robert Schwartz dhe si ka vijuar miqesia juaj?

Me Robertin jemi njohur ne vitin 1944, ne klasen e pare te gjimnazit te Tiranes. Tri gjera me kane ndare prej tij; burgu, largimi nga Shqiperia dhe vdekja e tij. Qe te tria ndarje te hidhura. Mund te duket paradoksale por ato ndarje na kane lidhur edhe me ngushte. E kam pasur prane, si mund te kete prane njeriu shokun, me te cilin ka ndare halle e shpresa, mall e meri qe e ndjen si pjese e tij. Nepermjet fotografive te vjetra ruaj njeren qe ka nje vlere te vecante per mua; eshte fotografia e Robert Schwartz me nje kushtim pas saj, ku pat shkruar: "Me te dashurit nga te paktet". Kane kaluar me se pesedhjete vjet nga koha kur eshte dhuruar kjo fotografi: shume gjera kane ndryshuar. Mbase ndryshimi me i rendesishem, te pakten per mua, eshte se dikur mendimi i vdekjes nuk ishte kaq i ngulmet sa sot. Por kur vdekja vjen pas nje jete dinjitoze dhe te dobishme shtyhemi te mendojme se ajo nuk mund te shuaje vlera te tilla sic jane respekti ndaj vetes dhe te tjereve, dashuria per te verteten, vetedija per te qenet te lire brenda nesh, miqesia e delire dhe e painteres, qe i duron te gjitha provave te kohes.

Perse ishte kaq i vecante per ju Robert Schwartz?

Miqesia me nje njeri te vecante permbyll nje te mire dhe nje te keqe: e mira eshte se ndoshta pa u kujtuar fillojme e jetojme ne simbiozen me vlerat qe nuk i gjen rendom nder njerezit e tjere; e keqja eshte se kur ai nuk jeton me, nise krijohet nje pershtypje pafuqie, nje ndjesi zbrazetie, gati- gati nje vetedije e cuditshme se edhe ne befshim perpara do te na mungoje siguria qe ndjejme prane njeriut te vecante, siguria qe rrezatohet nga personaliteti i tij.

Jeta prane njerezve si ai eshte e bukur, sepse prane tyre mund te zbulosh vlera qe ndryshe do te mbeteshin te panjohura dhe qe i japin vet jetes nje kthese te vlerte, sepse na edukojne ndjeshmerine ndaj te bukures, deshiren per ta pasuruar jeten, aftesine per te dalluar te natyrshmen nga shtirja. Dhe keto krejt natyrshem, thjesht me shembullin e jetes se tyre.

Miqesia juaj kishte nje mase te ndryshme, shpirtin, si vinte kjo ndjesi?

Nuk pat metuar kurre shperblim per miqesine qe e falte me gjithe zemer, pa rezerva, deri ne fund. Te rrethonte me perkujdesje miqesore, nuk e fshihte miqesise, edhe kur nje gje e tille shihej me sy te keq, madje edhe aso kohe kur miqte duheshin zgjedhur me biografi te mire, e perbuzte ligesine pa u shtire si hero, por pa u zvarritur ne toke, e shnderronte miqesine ne krenari dhe me kete krenari pastaj t'i dilte perpara te keqes. Te gjitha keto kerkonin shpirt te madh dhe Berti e kishte.

Si e keni ndjekur ju formimin e tij dhe si percillej fryma e kultures mes jush?

Kur ne Tiranen e viteve '60-70, intelektualet e kohes benin cmos t'i nxirrnin namin vetes si krijues, Robert Schwartz e karakterizonte thjeshtesia, deshira per te mos rene ne sy, ne shume raste te mbyllurit ne vetvete ne nje univers te panjohur per shumicen, por qe ai e ruante me xhelozi, sepse ishte bota e tij ajo qe ai e kishte krijuar pa zgjatur doren per te lypur asgje. Bota e tij; kishte filluar ta ndertonte ate bote te kulturuar dhe te pasur qe ne adoleshencen e hershme te tij, atehere kur shkruante tregime te shkurtra qe neve, shokeve te tij, na linin gojehapur dhe qe do te ishin hapat e tij te pare ne boten e tij te madhe te letrave. Ate bote me vone e pasuroi me hovet fisnike te nje zemre te mbushur me dashuri per jeten. Dhe kurre me urrejtje per njerezit. Mbase edhe me ironi. Me ironine e tij qe e perdorte si arme mbrojtjeje dhe jo mesymjeje. Per shumekend ai ishte njeri

i ndryre ne vetvete qe nuk hapej. Nuk e bente kete per mendjemadhesi dhe as per ndjenje epersie ndaj te tjereve. Por ishte i vetedijshem se jetonte ne nje kohe te veshtire dhe te rrezikshme, kur nuk duhej shume per te paditur po te flitje me teper sec duhej per Remarque, apo per Zweig-un.

Thone qe hipokrizine dhe lajkat nuk i afronte. Si "e paguante" dinjitetin i tij?

Nga c'pat ne jete Roberti, asgje nuk e pat lypur dhe asgje s'i qe falur. Prandaj edhe ishte krenar: gjithcka e kishte arritur vet. Dhe pat krijuar duke i kushtuar vetem nje pjese fare te vogel te kohes se krijimit te mirefillte, sepse pjesen me te madhe te asaj kohe e pat kaluar si murgjerit e Mesjetes, qe kopjonin tekstet e lashta: duke perkthyer zere se pa shperblim, qindra faqe mbushur me ideologji boshe qe nuk thoshin asgje. Xhevahiret e shqiperimeve te tij i ka bere ne kusurin e kohes duke ia hequr pushimit, apo endjeve te pakta, duke punuar ne kushte te pamundura. Kur ne vitin 2003 iu dha titulli "Qytetar Nderi i Tiranes", askush nuk u kujtua se ky njeri i shquar kishte jetuar dhe jetonte me nje grua e djale, vetem ne nje dhome e kuzhine, apo i semure sic ishte, me pese "by-passe" dhe me "pace-maker" ne zemer, duhej te ngjiste kater kate shkalle per te shkuar ne strehen e tij.

Se mos ishte vetem kjo padrejtesia qe pat perballur Robert Schwartz ne jete. Besoj se ne kujtesen e shumices prej nesh ka per te mbetur fakti se te paret qe e cmuan dhe e nderuan Robert Schwartz nuk qene bashkatdhetaret e tij, por shteti gjerman qe e nderoi me Kryqin e Merites, kur tek ne nuk ishte gjetur as edhe nje cope leter per t'i dhene edhe atij, sic pat ironizuar vet "dicka te merituar"! Te ishte thua, ceshtje harrese? Robert Schwartz qendronte shume me lart se interesi dhe meskiniteti qe shpesh vihen ne themel te vleresimeve. Nuk ua kishte nevojen lajkatareve dhe kur i qellonte te kalonte mes tyre, kujtonte fjalet e Dantes "non ragionar di lor, ma guarda e passa"

Ju jeni shprehur se ai jetoi idhnak, u shua i malluar. A i permbaheni fjales suaj se vleresimi dhe fama nuk mund te shpaguajne tere ato qe i mohuan ne jete?

Pati nje jete te pasur si pak kush. Vecse shpirti i madh, i delire dhe krenar, dinte te vuante por jo te lutej. Dhe shkruante "E pra, kam mall qe para perendimit - ta rrok edhe une, o qofte dhe per nje cast- ate qe s'm'erdh, ate qe me perket!" (Sonetet e rrefimit, 10 dhjetor 1959)

Shqiperimet e tij rrine per bukuri prane perkthimeve me te goditura ne letersine shqiptare: ai qe Mjeshter i fjales se shkruar. Pa buje e pohe, pa rrahur gjoksin, pa ndukur njeri nga setra, por duke punuar me ngulm me perkushtim e me dashuri deri ditet e fundit te jetes, ai na dha nje varg kryeveprash qe tingellojne shqip por edhe aq bukur sa ne gjuhet nga jane perkthyer. Jo vetem sepse keto gjuhe i zoteronte, por sepse e donte jashte mase gjuhen tone. E njihte dhe e respektonte. Kujt nuk i vjen nder mend thirrja e tij e zjarrte per pastertine e gjuhes ne nje kohe kur heshtnin institucionet qe e kishin per detyre te ngrinin zerin. Si te mos na ngjethnin kater vargjet e shkruara ne vitin 1990, trembedhjete vjet para se te vdiste, qe mbajne titullin "MBI VARRIN TIM": "Nga dashurite e tij te medha, nga dashurite e tij te forta; vetem njeren s'e harxhoi kot,- ate per gjuhen shqipe"

Dhe si mund te mos dritherohet njeriu kur lexon vargjet e tij "te rrosh e prape te jesh i vdekur fare; te ndjesh dhe ndjenjen ta varrosesh thelle..." ("Une", 17 prill 1956) vargje qe paraqesin kontradikten me cnjerezore te nje shpirti te ndjeshem qe mbetet gjithsesi i lire?

A mendoni se per Robert Schwartz do jete gjithmone nje dritare e hapur?

Mendoj se per njerez te tille, dritarja e nje vendi qe e do kulturen e vertete eshte gjithmone hapur.

***

Fragmente nga nje prej letrave qe i shkruan mikut te tij, Amik Kasoruho

"Mik i dashur,

sic te premtova pardje, po te dergoj "parathenien". Nuk e di nese do te pelqejne ato qe kam zhgarravitur, por meqe botueses ... qe eshte e nje brezi tjeter, i ka pelqyer, ma ha mendja se s'do te ankohesh ...

Kur te thashe se nuk shkruaj dot, se jam me depresion te rende, mos kujto aspak se te genjeva ... Tani eshte ora tre pas mesnate. Rri e shikoj filma (ose edhe filma qe kam ne kujtese) koncerte, debate nga me idiotet, fjalime "burrash shteti" etj.

...Shtepia ime botuese ("Naim Frasheri". A.K.) (ku jam ende rrogetar nga halli) del ne ankand. Edhe une dal "ne trotuar". Pensioni s'do me dale as per telefonin. Ndoshta do t'i kerkoj Roman Herzogut (ish presidenti i Gjermanise qe e dekoroi Schwartzin. A.K.)nje vend ne ndonje azil pleqsh ne Gjermani, meqe s'me dha ndonje metalik per "Kryqin" (dekorata gjermane. A.K.) mbase edhe me siguron pleqerine......................Pas pak do te vazhdoj te korrektoj bocat e "Obeliskut te zi"......

Mbreme (kisha pire ca) i tregova nje mikut tim, se kisha bere sherr me nje "potent". Miku im (i shkreti eshte ca zvarranik) me tha: "Ty te ha b ... vete!" Dhe une ia prita: "Jam shume krenar qe me ha b ... vete". E merr vesh tani se qysh i ngrys une ditet ne Tiranen ... ku duhen 8 muaj per te takuar ndonje tiranas i epokes sone ...

Sikur e zgjata shume ... Naten e mire ose miremengjesi! Si te duash ..."

11,06,1996

***


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›