Zhvillim i rrezikshem - Shkaqet dhe pasojat e krizes ekonomike
Qeverite dhe bankat qendrore hodhen shume para ne treg, gjate krizes financiare dhe ekonomike. Keshtu nuk mund te vazhdohet gjithnje, sepse kjo sjell me vete rreziqe. Por perse qeverite dhe bankat emetuese e bene kete? Historia jone nis me 11 shtatorin 2001. Shefi i atehershem i Bankes Qendrore Amerikane (FED), Alan Greenspan, ul perqindjen baze te interesit deri ne 1 per qind nga frika e nje recesioni. Kush kursen akoma, tani eshte budalla. Miliona kryetare familjesh vendosin brenda nate te blejne shtepi. Blen shtepine, pret pak, cmimi rritet. Biznes i mire! "Ishte shume e qarte qe kishim nje flluske te madhe ne tregun e imobilareve, qe heret apo vone do te pelciste dhe do te kishte pasoja serioze." Kete e thote ekonomisti Dean Baker i qendres per studime ekonomike dhe politike ne Uashington. Sepse ne historine tone ka edhe bankiere, qe japin me qejf kredi, gati pa rrezik. Kerkesat e kryetareve te familjeve kthehen thjesht ne letra me vlere dhe shiten. Por ne vitin 2007 rriten perqindjet per kredite dhe cmimet e shtepive bien.
Ne marsin e 2008 nis rena ne historia Wall Street. Bankat nuk kane me besim tek njera - tjetra, nuk japin me para, sepse nuk e dine se kush ka para te zhvleresuara dhe sa. Banka te medha jane ne prag te falimentimit. Qeveria amerikane u ndihmon dhe paguan. Pastaj goditja e madhe. Nuk ka ndihme per Lehman Brothers. Banka e investimeve falimenton. Kercenojne falimentime edhe ne Gjermani, Britanine e Madhe dhe Danimarke e keshtu me radhe. Presidenti atehershem i SHBA-se George E. Bush i mbeshtet bankat e vendit me ne fund me 700 miliarde dollare. Kancelarja gjermane Angela Merkel jep nje garanci shteterore te papare kurre me pare. "Ne u themi depozitueseve dhe depozituesve, qe kursimet e tyre jane te sigurta. Edhe per kete pergjigjet qeveria gjermane", do te deklaronte Kancelarja Merkel. islanda provon qe beje po keshtu, shtetezon tri nga bankat e saj, qe perbejne pothuajse te gjithe sistemin financiar te islandes dhe vjen keshtu ne prag te falimentimit. Bankat emetuese merren vesh me njera- tjeren dhe u vene ne dispozicion instituteve te tyre financiare disa bilione euro. interesin i tyre baze ata e ulin shume: Banka Qendrore Evropiane nga 4,25 ne 1 per qind ne fund. Banka emetuese amerikane FED kalon ne politiken e perqindjeve zero. Sistemi financiar shpeton, por kriza kap tani ekonomine reale. Te paret, qe japin alarmin jane prodhuesit e automjeteve, deget e tjera pasojne. Per zonen e euros ekspertet presin afro 4 per qind me pak se nje vit me pare. Evropa Lindore preket me shume se asnje rajon tjeter ne bote. Lituanise kriza i kushton sipas FMN-se nje te katerten e produktit te brendshem bruto. Kina, india dhe Brazili nga ana tjeter pesojne ngritje. Vendet ne ekspansion ekonomik jane papritur motori ne krizen globale. Zhvillohen disa samite financiare te G20-s, duhet bere nje rregullim mbareboteror i sistemit financiar. Kur kancelaria Merkel kthehet nga samiti boteror 2009 ne Pittsburgh eshte optimiste: "Per taksapaguesin gjerman sjellim me vete nje siguri me te madhe, se kjo krize nuk do te perseritet." Prognozat per vitin 2010 jane me te mira nga c'priteshin, thuajse kudo ekonomia do te shenoje rritje. Por nje pergjigje serioze per pyetjen, nese stuhia kaloi, nuk ka ende per momentin.
Deutsche Welle