Federata "ngop" me gjoba, rebelet e kupes
Tirane- Federata Shqiptare e Futbollit, "ngop" ne gjoba "plangprishesit" e kampionatit dhe te kupes. Ndeshkimit nga Komisioni i Disiplines prane FSHF-se nuk i kane shpetuar as trajneri i Gramozit, Agim Canaj, i cili u gjobit me 30 mije leke per shkak te protestave me gjeste provokuese, ndaj gjyqtarit ne ndeshjen e Kupes se Shqiperise, Flamurtari-Gramozi (1-1), e qe ne fund rezultoi me kualifikimin historik te skuadres kolonjare, per here te pare ne cerekfinalet e kompeticionit te dyte me te rendesishem te futbollit shqiptar. Nje tjeter i ndeshkuar me gjobe eshte edhe zevendestrajneri i Bylisit, Arber Sino, per ofendime ndaj trajnerit kundershtar, Shkelqim Muces, ne ndeshjen e Kupes se Shqiperise, Dinamo-Bylis, i cili u pezullua dhe me tri ndeshje, pervec 50 mije leke gjobe qe do te paguaje. Gjate kesaj ndeshje nuk munguan grushtet dhe shkelmat mes lojtareve, trajnereve dhe presidenteve te klubeve respektove, megjithese Dinamo fitoi 3-0 dhe u kualifikua. I treti i ndeshkuar nga Disiplina eshte futbollisti i Skenderbeut, Elvis Kraja, per gjeste fyese e provokuese ndaj arbitrit, duke u pezulluar dy ndeshje dhe 30 mije leke gjobe.