E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhurata per femijet e deshmoreve te policise

Fale kontributit nga te gjithe efektivat e Policise se Shtetit per femijet e kolegeve te rene ne detyre 247 femije nen moshen 18 vjec te familjeve te policeve te rene ne detyre moren secili si dhurate...

Ne ambientet e hotel Sheraton u zhvillua nje ceremoni festive e organizuar me rastin e festes se Vitit te Ri me femijet e punonjesve te policise te rene ne krye te detyres. Ne kete ceremonine festive te organizuar me rastin e festes se Vitit te Ri me femijet e policeve te rene ne krye te detyres kane qene te pranishem Kryeministri i Shqiperise z. Sali Berisha i shoqeruar edhe nga bashkeshortja e tij znj. Liri Berisha. Gjithashtu ne kete aktivitet ka qene i pranishem Ministri i Brendshem z. Lulzim Basha Zv/ministrat e Brendshem znj. Iva Zajmi dhe z. Avenir Peka Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit z. Hysni Burgaj dhe perfaqesues te tjere te larte te Policise se Shtetit si dhe familjare te punonjesve te policise te rene ne krye te detyres.

Kryeministri

Gjate fjales se tij pershendetese ne kete ceremoni kryeministri Sali Berisha duke i uruar femijet per Vitin e Ri ka shprehur nderimin per vepren dhe sakrificen sublime te punonjesve te rene ne krye te detyres. Berisha u ka garantuar atyre se qeveria do te beje gjithcka qe te lehtesoje perpjekjet e tyre per te ndertuar te ardhmen qe meritojne. Ne me asgje nuk mund te zevendesojme te dashurit tuaj por ne do te bejme gjithcka qe te keni mbeshtetje te plote sic e meritoni ky eshte nje detyrim i madh i shoqerise shqiptare ndaj jush ndaj familjeve tuaja- shpreh Kryeministri. Arritjen me te madhe ne jeten e cdo shqiptari sic eshte levizja e lire ne Europe Z. Berisha theksoi se Sakrifica sublime e baballareve tuaj e bashkeshorteve tuaj e femijeve tuaj qendron ne themel te rezultateve te sukseseve te garancise se jetes prones veprimtarise se qytetareve shqiptare por edhe ne themel te njeres prej arritjeve personale me te medha ne jeten e cdo shqiptari sic eshte levizja e lire ne Europe.

Festa e zhvilluar ne hotel lsquoSheraton perfshinte argetimin e femijeve me muzike dhe lojera argetuese e po keshtu shperndarjen e dhuratave nga fondacioni SFI dhe donatore te tjere si dhe te ndihmave financiare te mbledhura si kontribut i te gjithe efektivave te Policise se Shtetit per femijet e kolegeve te rene ne detyre.

Fale ketij kontributi 247 femije nen moshen 18 vjec te familjeve te policeve te rene ne detyre moren secili si dhurate nje shume prej 20 mije lekesh te reja kurse familjeve pa femije ose me femije mbi 18 vjec iu dhuruan nga 10 mije leke te reja.

Ministri Basha

Ne nje prononcim per mediat Ministri i Brendshem Z. Lulzim Basha ka deklaruar se me kuadrin e ri ligjor per trajtimin e plote te familjeve te punonjesve te policise te rene ne detyre realizohet objektivi qe asnje familje te mos mbetet jashte vemendjes.

Sot eshte dite feste per te gjithe dite feste e vecante festat e fundvitit dhe festa e sotme ka per qellim te plotesoje sado te mundet mungesen e prindit mungesen e babait per 246 familje shqiptare ku 246 familjaret kane rene ne krye te detyres si punonjes te Policise se Shtetit- shpreh Basha. Ministri i Brendshem e ka cilesuar si nje vit te shenuar per sa i perket arritjeve per trajtimin e ketyre familjeve sepse pas nje kohe te gjate me ne fund eshte arritur qe te kalohet ne parlamentin shqiptar ligji per trajtimin e plote te familjeve te punonjesve te policise te rene ne krye te detyres. Ky ligj parashikon ne radhe te pare pagesen e plote te efektivit te policise te rene ne krye te detyres duke perfshire dhe ngritjen ne grade pagese e cila merret nga familjaret nga femijet nga bashkeshortja e ketyre te reneve ne krye te detyres- theksoi Basha. Ky ligj gjithashtu parashikon kredi me interes zero per strehimin e ketyre familjeve qe kane nevoje per strehim. Se dyti parashikon burse te plote ne universitetet publike ose private te vendit. Kam kenaqesine tju them se kete vit te gjithe femijet e punonjesve te policise te rene ne krye te detyres qe deshironin te ndiqnin shkollen e larte kane fatin qe ta ndjekin shkollen e larte universitetin nepermjet programit te bursave te organizuar nga Ministria e Brendshme- tha Basha. Nderkohe qe ministri ka bere te ditur se po perfundon procesi i evidentimit i atyre bashkeshorteve te reneve te cilat nuk jane ne marredhenie punesimi me qellim trajtimin e tyre me prioritet jo vetem nga Drejtorite e policise ne qarqe ne perputhje me kualifikimin e bashkeshorteve te tyre.

Hysni Burgaj Drejtori i Pergjithshem i Policise

Urime te perzemerta i ka drejtuar femijeve te punonjesve te rene ne krye te detyres edhe Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit z. Hysni Burgaj duke shprehur kenaqesine qe po ndante bashke me keta femije gezimin e festes se fundvitit.

Do te doja shume te dashur femije qe mungesa e figures aterore te mos behej shkak per te frenuar gezimin tuaj ne pritje te dhuratave qe sjellin keto festa por perkundrazi tju beje krenare per eterit Tuaj e vepren e tyre kontributin e cmuar qe kane dhene ne mbrojtje te rendit e sigurise publike te jeni krenare sepse nga baballaret tuaj ju keni trasheguar nje emer qe do tju nderoje gjithe jeten tuaj- u shpreh z Burgaj. Ai me pas ka falenderuar Kryeministrin e vendit zotin Sali Berisha. Falenderim te cilin ai ia dedikon ne vecanti angazhimit te tij te drejtperdrejte i cili ka mundesuar gjate ketij viti trajtimin ekonomiko-financiar te familjeve te punonjesve te Policise se Shtetit qe kane humbur jeten ne krye apo per shkak te detyres njekohesisht dhe akordimin e kredise me kushte lehtesuese per strehimin e familjeve te tyre.

Me pas secili nga 247 femijet e punonjesve te policise te rene ne krye te detyres ka perfituar nje shume prej 20 mije lekesh te reja kontribut i punonjesve te Policise se Shtetit si dhe u jane shperndare dhurata te sponsorizuara nga SFI Seiss Foundation International dhe donatore te tjere. Festa ka vijuar me nje koktej dhe lojera te organizuara nga animatore te ardhur enkas per kete feste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›