E Shtunë, 31 Tetor 2026

Huntelaar nuk është në shitje

Drejtori sportiv i Milanit, Ariedo Braida, ka insistuar se sulmuesi Klaas-Jan Huntelaar është pjesë e planeve afatgjate të klubit.

Reprezentuesi holandez në kohën e fundit spekulohej se mund të largohet nga klubi, pas vetëm një sezoni me Rossonerët. Mirëpo, Braida ka thënë se klubi nuk planifikon ta shesë Huntelaarin.

“Askush nuk qëllon si ai. Ai është i shkëlqyeshëm. Huntelaar shënon gjithmonë, pse duhet ta shesim?”, tha Braida. Huntelaar shënoi në fitoren e Milanit ndaj Cagliarit 3-2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›