E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuratat e para për çiftin Rama-Veliaj, dega PS-së Gjirokastër u dhuron 30 orë dore me foton e Enverit

Nostalgjia është nostalgji dhe nuk ke çfarë i bën. është një dhuratë që njeriu ia bën vetes dhe kujtimeve më të mira të tij. Natyrisht si kthim mbrapa në vite nuk është domosdoshmërisht glorifikimi i së kaluarës por edhe brengë, trishtim me çapkënllëqet e moshës, hidhërim për mall dhe gëzim. Përshembull, banorët e Gjirokastrës iu kthyen nostalgjisë për udhëheqësin komunist Enver Hoxha. Që prej disa muajsh ka nisur të “lulëzojë” tregtia e orëve të dorës, në fushën e së cilës ndodhet fotoja e diktatorit. Disa fosile të monizmit, Kryetari i Komitetit të partisë për rrethin e Gjirokastrës, Bujar Sulejmani pohoi në një të përditshme shqiptare se në drejtim të tij kanë mbërritur shumë kërkesa (nekrofile) për të blerë ora dore me fotografinë e Komandantit Hoxha. Ai tha se në tre muajt e fundit janë shitur 30 ora dore. Por hopin sasior e kanë marrë nga urdhëresa e degës gjirokastrite të Partisë Socialiste më në krye Flamur Bimen për t’ia bërë dhuratë martesës politike të PS-së dhe G99. Dhurata me temë, lidhje të gjeneratave të këputura nga Blloku, i ka bindur se do të shprehim simpatinë për këtë figurë të distrofisë shqiptare. Mësohet se malli është siguruar në qytetin e Korçës në një “punishte” afër zyrave të kryebashkiakut Niko Peleshi. Ky i fundi pretendon që nëpërmjet dhuratës së tij të trafikojë moralin socialist për një mandat tjetër në krye të bashkisë.
Sidoqoftë dasma do bëhet, pushka do të bjerë dhe begatia do të lyejë tamburet e “politikës së re” se s’bën, sepse përgatitjet dhe shpalljet publike po parakalojnë në të gjitha edicionet televizive dhe faqet e gazetave. Konsumi i kësaj historie dashurie me një fund të lumtur është në të njëjtin standard kurorëzimi si në telenovela dhe jo në shkrirje programesh apo idesh është shpërfytyrimi i pacipë i politikës opozitare dhe karrieristëve të saj. Nuk ka rëndësi paja që bie nusja pasi të gjithë e dinë se “paja politike” e G99 është kaq e vogël sa profili i saj intelektual. Megjithëse në përgjithësi njerëzit përpiqen të informohen sa më mirë përmes medieve, nuk e kanë idenë se kush tjetër bën pjesë në G99 përveç Erjonit. Dhe kjo e dhënë është shumë e rëndësishme sepse, edhe në mungesë të indikacioneve të qarta, të jep të kuptosh se cilët janë grupet e interesit që mbështesin
G99-n. Ai përpiqet e mundohet shumë për të bërë diçka të vogël. Ai as mërzitet shumë nga pritja e gjatë, nga kërkesat e vazhdueshme, nga vështirësitë e shumta që pati impotenca e grevës etj., as nuk e humbet durimin e qëndresën; as thyhet shpirtërisht. Ai e lëshon veten kur duhet stigmatizimi nga më çiftueset por jo ide pa vizione qeverisëse, sepse ai e di se dashuria do të triumfojë.
Kësisoj edhe gjithë parisë socialiste u Mjafton dashuria milibare midis liderëve rioshë që është kaq e zjarrtë sa që largon çdo materializmi vulgar. Veç Katriot Islami deri më tani ka deklaruar se pagëzimi i kësaj lidhje do të largojë një kontingjent votash të Partisë Socialiste. Dhe këtë eksperti për heshtjet zgjedhore në PS e bënte me aq matematikë saqë do të ftohte çdo zjarr partizan që është ndezur për këtë dasmë.
Pak profil përkujtimor/Erjon Veliaj, ndonëse pa fibër morale, e filloi angazhimin e tij politik me dorën e kuqe “Mjaft”, simbol i shumë lëvizjeve të këtij lloji në Europë, siç ishte rasti i lëvizjes që lindi në Greqi, për t’u thënë mjaft akteve terroriste të ekstremit të majtë, të lëvizjes “17 Nëntori”. Bile shtriu këmbët pa pasur jorgan, si dhe shfaqi në sabah ambiciet e veta politike, pa arritur sa duhet të formonte mjaftueshëm profilin e tij, të nevojshëm për një lider politik të ndryshëm nga ai i ideatorit të shfaqjeve populiste. Ankthi i sentimentalizmit populist, i përzier me një frustrim të veshur me përveshje mëngësh shfaq infantilizmin emocional në shkrirjen e siglës së tij në partinë e metalurgjikut Edvin Kristaq Rama. Afërmendsh nga lidhjet e afërta, të dukshme apo të padukshme që krijoi me mentorin Edi Ramën, u krijua bindja se Edi po e përdorte si alternativë për të shmangur të padëshirueshmit e tij brenda PS-së.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›