Fokus/ Leon Panetta do të rithemelojë CIA-n duke u nisur nga “faktori njeri”
Sapo hoqi gurin nga këpuca, sapo largoi admiralin Denis Bler, ish-drejtor i Zbulimit Kombëtar (National Intelligence), i cili dha dorëheqjen pas dështimeve të njëpasnjëshme në fushën e sigurisë kombëtare, me perspektivën për të pasur marrëdhënie të mira me pasardhësin e tij, James Clapper, shkëmbi Leon Panetta, kreu i CIA-s që është shumë i çmuar në Administratën “Obama”, në fakt edhe disa gazetarëve të specializuar që ndjekin me vëmendje punën e Kompanisë (siç preferojnë agjentët ta quajnë vendin e tyre të punës), ka nevojën për të dhënë sinjale të qarta dhe perspektiva të reja punës së tij në zyrat kryesore të Agjencisë në Langley, në shtetin e Virginias.
Për këtë, rreth një muaj më parë, ai ka paraqitur një plan pesëvjeçar më të cilin synon ta çojë Agjencinë në shekullin e XXI-të, duke e quajtur projektin "CIA-2015”. Qëllimi primar është për ta sjellë spiunazhin amerikan të shkëlqejë në nivel ndërkombëtar në mes të konkurrentëve të shumtë dhe gjithnjë e më tepër agresivë, duke u përballur me rreziqe për sigurinë kombëtare. Mirëpo ka pasur një precedent të mëparshëm për reformimin e kompanisë. Dymbëdhjetë vjet më parë, Zv/Drejtori i famshëm i kompanisë Jack Downing studioi një model të hartuar për të rigjallëruar operacionet klandestine, nëpërmjet përdorimit të përmirësuar të burimeve HUMINT; rekrutimit të agjentëve që ishin në gjendje të infiltroheshin në mënyrë të përkryer - për nga origjina dhe gjuha - në territoret aspak të lehta për t’u penetruar, bashkërenduar kjo me optimizimin e punës në zyrë të analistëve, shkencëtarëve e studiuesve. Por projekti ambicioz përfundoj në bodrum për shkak të shpërthimit të terrorizmit fondamentalist islamik, me Bin Ladenin e Al-Kaedën, çka bëri me ankthe jetët e miliona amerikanëve, me pasojat që tashmë ne i dimë.
Tani, me shpresë se sulme të reja të fuqishme mund të jetë vetëm teza të dordolecëve teorikë, italo-amerikani Panetta po përpiqet përsëri, duke e përqendruar në tri shtylla kryesore projektin e tij: investimet mbi kapitalin njerëzor, me një larmi të gjerë të ekspertizës e aftësive; përmirësimin e vlefshëm të teknologjisë në dispozicion të operatorëve, veçanërisht ato në terren; aftësi më reaktive në raste urgjence, pikë kjo që ka ngjallur polemika të forta këto kohët e fundit. Joseph W. Augustyn, një oficer në pension i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (Central Intelligence Agency) dhe një vëzhgues i kujdesshëm, i sugjeron numrit një të Langley-t të ndjekë vetë procesin e zbatimit të rinovimit, pa u limituar për të ndihmuar Dhomën e kontrollit, duke koordinuar më mirë aktivitetet kryesore në terren të agjentëve, me analiza të ekspertëve të sektorit dhe, e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, me shqyrtimin e strategjisë dhe doktrinës taktike të Agjencisë, të cilat shpesh kanë të bëjnë me armiq dhe armë të pazakonta.
Ka vend për të shpresuar, në interes të vendeve perëndimore, që Panetta t’ia dalë në operacionin e reformimit, për të fituar kështu një vend në historinë e drejtuesve të mëdhenj të shërbimeve sekrete.