Udhëtimi në Kubë është i veçantë
TIRANE-Pasi të zgjoheni, kërkoni të hani mëngjes, por më interesante është të zbuloni Kubën, pasi duhet të bëni pushimet që tashmë i kishit parashikuar. Sytë e turistit për herë të parë shkojnë te palmat rreth plazhit, të cilët të thonë se aty afër është deti që ju pret. çdo dyshim për dhomën dhe zgjedhjen e destinacionit largohet derisa të shkoni te bregu dhe fotografoni delfinët që kërcejnë në ujë. Aty kuptoni këtë krijesë të mrekullueshme. Bukuria e Kubës, nga plazhet idilike të qyteteve të ishullit në Karaibe duket si në vitet '50, e pandryshueshme, e thjeshtë dhe magjepsëse. Hotelet i kanë të gjitha - pishinat e mëdha, restorantet, kafet e plazhit dhe zgarat e mishit.
Ndërkaq disa punëtorë janë paksa të veshur keq - por riklasifikimi i vendeve është një gjë shtesë - prandaj zgjidheni stafin! Shumica e punëtorëve dërgohen në punë me autobus në Kubë, duke bërë një rrugë prej 20 km. Kështu ju mund të udhëtoni në ishullin komshi, Cayo Guillermo, që gjendet në veri të vendit. Të gjithë punëtorët - kamerierët, banakierët, kopshtarët janë shumë të shoqërueshëm dhe argëtues. Skuadrat e argëtimit duket se kanë ide për programe të pafundme dhe gjithmonë vijnë me risi: gjuajnë kafshë, luajnë volejboll në ujë, lojëra plazhi, rezervojnë udhëtime me biçikletë dhe plot gjëra të ndryshme. Këtu mund të bëni një udhëtim javor me tren në plazhin e afërt që ka shpella, ku gjatë ditës lakuriqët gumëzhijnë nga nervozizmi për shkak të vizitës së vizitorëve, ndërkaq në këto vende ka edhe diskoteka nëntokësore. Hoteli, po ashtu jua organizon jetën e natës, ku mund të shikoni kabare dhe cirk pastaj vende të pabanuara dhe të vallëzoni në rërën e plazhit. Jo vetëm kaq, pasi do të keni mundësi që të shëtitni nën një nga shkëmbinjtë nënujorë apo të shikoni rreth 30.000 zogj flamengo që duken sikurse trëndafila në disa pjesë të Cayos. Përderisa jeni në Kubë, ishulli më interesant në Karaibe, atëherë është poshtëruese nëse nuk e gjurmoni. Shumë hotele ju ofrojnë udhëtime ditore në kryeqytetin Havana, fluturime pa para, por më e mira është që të merrni një anije, e cila për gjashtë orë kryen këtë udhëtim. Disa pengesa mund të dalin në shpenzime, por është një mënyrë e mirë për të parë pjesë të ndryshme të Kubës që nuk i keni parë, duke filluar nga hotelet superluksoze. Duke u lëkundur nga rrugët e këqija, makina dhe autobusët, ju shkaktojnë paksa kokëçarje. Kuajt dhe karrocat ju duken më të mirë, përderisa e sheh se edhe vendorët bëjnë një jetë të këtillë që iu pëlqen edhe të huajve. Ju mund të udhëtoni nëpër qytete që kanë arkitekturë koloniale, e cila tani po fishket dhe prishet dalëngadalë. Kasollet e vogla dhe strehët në rrugë - që qartë nuk kanë as ujë të pijshëm dhe as rrymë elektrike, i bëjnë vendorët që megjithatë të vazhdojnë punën e tyre pa u shqetësuar shumë. Ndalimi i parë ishte në Havana, në një fabrikë cigaresh me plot tym dhe e papastër, ku punëtorët përlesheshin në një ulëse të drurit duke pështjellur gjethet e duhanit për të prodhuar produktin e tyre të njohur në tërë botën. Pastaj, udhëtimi të dërgon tek përmendorja e Che Guevara-s në Santa Clara, ku të tregohet mënyra se pse ky hero kombëtar ende është idhull edhe sot. Përmendorja, mauzoleu dhe muzeu i kushtohen këtij njeriu, i cili edhe pse nuk ishte kuban, luftoi përkrah Fidel Kastros për ta larguar nga pushteti diktatorin Fulgencio Batista. Natyrisht jo gjithçka rreth politikës së Kubës mund të konsiderohet ideale, por kjo nuk ju ndihmon që mos ta admironi Che-n, që lëvdohet nga të gjithë dhe kur ju zbuloni se sa revolucionar ka qenë ai për njerëzit e këtij vendi. Premtimi për ta edukuar masën do të thoshte që një milion fshatarë dhe fermerë kanë mësuar për të shkruar një vit pasi kishte përfunduar lufta. Kuba tani ka arsimimin më të lartë të popullsisë, më të lartë sesa Britania dhe SHBA-ja.
Historia e Havanës është prekëse, mahnitëse dhe magjepse me kalatë e saj, zonat e ndryshme dhe stilin e saj të viteve '50.
Por është po ashtu paksa e tmerrshme. Arkitektura në Havanën e vjetër është e bukur dhe me plot ngjyra, por sulmet në ndërtesat spanjolle tani po shohin ditë më të këqija. Për disa kjo është ajo çka e bën këtë qytet sharmant, por do të ndiheni të mërzitur kur shikoni se fasada e këtyre ndërtesave po bie dhe bukuria e ndërtesave po vyshket. Pak punë në restaurim janë bërë në Havanën e vjetër nga Trashëgimia Botërore, por paratë e dhëna janë të pakta për ta parë këtë progres. Në mbrëmje mund ta vizitoni edhe klubin e famshëm 'Tropicana', një lokal i jashtëm përplot drita, me valltare që bëjnë koncerte fantastike. Shtoji kësaj edhe një gotë rum dhe filloni edhe ju të futeni në vallëzim dhe do të ndiheni ndryshe. Muzika, vallëzimi, alkooli janë gjëra të lehta që mund të bëhen në një klimë tropike, pjesë e së cilës është edhe jeta në Kubë. Njerëzit shumë pak nguten këtu, gjithmonë janë miq, pavarësisht vështirësive dhe kushteve ekonomike që kanë. Ata gjithmonë të japin një "la lucha" për "ditë të mbarë". Kjo dhe shumë gjëra të tjera e bëjnë Kubën një ishull të mrekullueshëm që duhet ta vizitoni.
(d.b/SummerPages-GSH//BalkanWeb)