Dhuratat e tjera që Dade-Dabulla mund të ketë planifikuar për Hakmarrjen për Drejtësi
Ishte shumë e çuditshme dalja e socialistes Arta Dade në konferencë shtypi për të deklaruar se “Berisha duhet t’i lejë lojërat e fjalët”, duke “harruar” sidomos të përballet me skandalin që familja e saj biologjike dhe politike nxori në faqe të publikut lidhur me marrëdhëniet me celulat terroriste të Hakmarrjes për Drejtësi. Edhe sot e kësaj dite dadaistja Dabulla nuk u është përgjigjur pyetjeve nëse do t’i bëjë një tjetër dhuratë Orik Shyti, njërit prej krerëve të organizatës terroriste në Shqipëri “Hakmarrja për Drejtësi”.Ndoshta në pakon tjetër do të gjejmë fashikujt konfidencialë të hetimit të prokurorisë shqiptare ndaj “Hakmarrjes”. Nuk besojmë se Alban Dabulla i dërgonte marmelatëOrik Shtytit, por diçka më shumë, diçka që të fut frikën, diçka që tregon papërgjegjshmërinë qytetare të një individi.Fenomeni i “tutorizimit” të krimit nga elementë të opozitës shqiptare është i hershëm, gjallon sidomos në mbrojtjen politike të Aldo Bares; afërmendsh për kronikë rrënqethëse mbahet një memo që vinte nga dega e PS-së Lushnje ku i kërkohej me forcë dhe kërcënime Ministrit të rendit (të atëhershëm) Spartak Poçi lirimin e disa individëve që ishin “ushtarë” të bandës.Mirëpo qarku i shkurtër i krimit shqiptar me eksponentëve të Partisë Socialiste është diçka e frikshme, amorale, e dënueshme politikisht. Madje përbën një rrezik permanent për demokracinë shqiptare. Edi Rama që është bërë me kënaqësi një “avokat i djallit” - së fundmi edhe i terroristëve të “Hakmarrjes” në konferencën e parë për shtyp pas ardhjes nga SHBA, deklaron “se po bëhet sulme ndaj figurave të PS”, por Edi Rama nuk na sqaron pozicionin e Arta Dade-Dabulla me postimin e dyshimtë të kolive që shkojnë në shtëpinë e djalit të Aredin Shtyti (zv/ministër i sigurimit komunist), Orikut në Zvicër. Kuptohet vetiu se Edvin Rama duhet t’i japë fund kumbarizimit të PS me elementëtkriminal ngase mbrojtja e bandës “Hakmarrja për Drejtësi”, bandës së Aldo Bares, bandës së Denis Ginës, nuk është qëllimi kryesor i një force politike. Gjykojmë se për këtë ndarje me botën e krimin nuk duhet një rezolutë të posaçme të KiE. As që Arta Dade-Dabulla të dërgojë letra, fakse dhe telefonata të tjera në BE.Në përgjithësi për politikën shqiptare dëftimi publik se i biri i një politikanejetë opozitës shqiptare është një shërbëtor me kredenciale të organizataveterroriste përbën një problem moral dhe politik. Kush më mirë se ArtaDade-Dabulla duhet ta kuptojë këtë, por si duket ajo nuk e ka fare problem nëkoshiencën e saj që familja e saj të jetë postieri i parë i një terroristi tëshumë kërkuar nga drejtësi shqiptare.Nuk është hera e parë që dalin në media fakte të pakundërshtueshme të lidhjeve mafio-puniste me PS, vetëm para do kohësh jemi mësuar me kredencialet që një tjetër organizatë kriminale ka me opozitën, bëhet fjalë për famëkeqin Aldo Bare, kreu i Bandës së Lushnjes. Autor i disa vrasjeve, krijim bande të armatosur, grabitje me dhunë, tjetërsim të pronës private dhe publike, rrëmbim dhe përdhunim të kufomave, trafikant ndërkombëtar i lëndëve narkotike.Implikimi i djalit të Arta Dade-Dabullës për të bërë më të rehatshëm azilin e Orik Shytit është e pafalshme moralisht, dhe e dënueshme politikisht sepse kemi të bëjmë me një terrorist që janë dënuar me 220 vjet burg për 6 vrasje dhe 12 plagosje, vënie bombash dhe grabitje....