E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora mbulon veriun, të bllokuara disa komuna

TIRANE-Sasia e borës e rënë ditët e fundit në veri të vendit ka shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore si dhe ka bllokuar tërësisht disa komuna. TVNews24 bëri të ditur sot se në Kukës rezultojnë të bllokuara 2 komunat, Grykëcaj, Zapod dhe Arren. Aksi më i rëndësishëm i zonës, ai Kukës-Qafë Mali për momentin është i kalueshëm vetëm me zinxhira. Në të njëjtat kushte kalohet dhe aksi Kukës-Shishtavec Bushtricë dhe Kukës-Peshkopi. Në Pukë vështirësi ka patur në zonat malore. Reshjet e borës po mbajnë të bllokuar komunën e Iballës ndërsa qarkullohet me vështirësi me zinxhirë në Qafë Mali-Bajram Curri. Bora bllokon një komunë të Matit, izolohen minatoret Sasia e borës e rënë gjatë ditëve të fundit ka shkaktuar bllokimin e komunës Macakull të rrethit të Matit. Mbi 2 500 banorë janë bllokuar nga bora me trashësi 60 centimetra që ka mbuluar cdo shteg dalje nga zona. TVNews24 raporton se përvec banorëve të bllokuar nga dita e djeshme, të izoluar në komunë kanë mbetur dhe punonjësit e minierës që nuk kanë mundur të shkojnë në vendin e punës. Ndërkohë reshjet e dendura të borës kanë sjellë edhe bllokimin e aksit Qafë Bualli Krastë dhe Bulqzizë-Qafë e Buallit. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›