Miqtë e mi protestues, liria nuk erdhi siç e mendonim
Rrëfim tek varret e Fatmirit dhe të XhevatitDhjetë vjet e gjysmë shkuan që kur ata që u vranë ikën prej këtu, por nuk mendojnë kurrë që të mos kthehen! Fatmir dhe Xhevat, nga 31 janari i vitit 1990 tashmë u bënë njëzet vite që ju nuk jetoni më vetëm se deshët identitet, lirinë nacionale, mëvetësinë kombëtare, dinjitet! Tek varri juaj me siguri edhe dikush tjetër u është rrëfyer dhe çfarë ndodhi më mbrapa me vite, me dhunime, luftë deri në dëbim kur braktisëm edhe varret tuaja, pasi nuk ishim të zotët ti mbronim! Pas njëzet viteve, është shkruar dhe përfolur disi dhe diçka për ju dhe kanë dalë shumë veta të thonë që atë natë ishin bashkë me ju!Ai numër, reduktohet shumë në realitet! Sillnin dhe sjellin kujtime imagjinare se si ishte ajo natë në lagjen Gecë! Ata nuk ishin në përballje me vdekjen që ndodhi!Të nesërmen kur agoi, aty tek vendi ku u vratë, ndonëse isha 21 vjeç, të munguarit më të moshuar të natës së frikshme me fjali fyese duke na llogaritur si fëmijë na thoshin “mos bëni tollovi këtu”!Heshtnim ne që nuk mendonim njëlloj si dikush prej tyre që dëshironin dhe ende duan të jenë “heronj të asaj nate”! Tashmë, dy decenie ju nuk frymoni dhe kohë pas kohe dikush mendon tu kujtojë!Atë natë kur u shua jeta juaj qielli nuk ishte skuqur, siç mund të thuhej në metaforë!Qielli ishte i mjegullt, i bardhë, realisht i bardhë, derisa toka ishte skuqur si një lajtmotiv se prapë do skuqet!Ju u vratë,sepse protestuat!Pas shumë viteve dikush ju quan heronj, dikush dëshmorë, dikush çfarë ti bie në kokë, ndërsa krejt dikush tjetër ka guxuar tu quaj dhe viktima!Ai apo ata në fushata zgjedhore flasin në emër të dëshmorëve, të partisë apo partive të ashtuquajtura të dala nga lufta! Ai apo ata që ju quajnë viktima kanë mundur të jenë vetë viktima pasi të strukur në shtëpi apo kushedi ku ka mundur ti merr ndonjë plumb!Ju ishit më ndryshe! Fatmir, ti nuk mendoje si dikush nga këta, as për lirinë, dhe as sakrificën!Bisedonim dhe ishim bashkë!Flisnim bashkë deri në atë kohë kur me nofkën fëmijërore dhe rinore më thërrisje dhe për herë të fundit më thirre në spitalin e Gjakovës, para se të nisnin për Prishtinë! Xhevati, ishte shtrirë në një batanije në dysheme dhe doktor Izet Hima vdekjen e tij e shpalli duke tundur kokën!Për ty, thanë se je ne rrezik jete, me pak shpresa për jetë apo për të mbetur invalid i përjetshëm! Thanë se ishte i nevojshëm transferimi në spitalin ku kishte më shumë mundësi! Por, nuk dija gjë më pasi për të fundit herë më thirre me nofkë dhe mendoj se as lotët nuk mi pe, pasi nga ligështia të ktheva shpinën!Doktor Izeti menjëherë neve na bëri një mashtrim pozitiv për ne!Djema, duhet të shkojmë tek spitali i ri për të dhuruar gjak. Kemi shumë nevojë” na tha! Me ngut për të shkuar për të dhuruar gjakun, doktor Izeti që na ndiqte na ndaloi në oborrin e spitalit dhe na tha: “Djema, gjak kemi, nuk kemi nevojë fare por ju duhet të largoheni sepse tani dhe pak mund të vijnë policia dhe ju nuk duhet të jeni këtu, nuk keni çfarë të na ndihmoni sepse ne jemi mjaft për çfarë mund të bëjmë, por shpërndahuni që mos tu kapin, mos tu arrestojnë”!Shkuam Fatmir, miku im protestues, lamë vdekjen pas, ju lamë të dy juve që pak orë më parë, ti dhe unë Fatmir ishim gjallë dhe flisnim se si duhej protestuar edhe në ditët tjera!Nuk e merrja me mend se do ishte protesta jote e fundit, sikur të dinin se ku dhe në kë të qëllonin!U bënë më pas dhe sakrifica tjera, u dhanë dhe jetë të tjera nga idealistë, të uniformuar apo jo, dhe sot jemi më ndryshe nga atëherë, por assesi të kënaqur! Liria, nuk është ajo e bisedave tona, more Fatmir! Dhe derisa po të flas këtu në heshtje para varrit, me ngatërresë në kokë më kujtohen ca vargje të një krijuesi se “liria është një m… i madh, ku duhet të dëgjosh fjalime heronjsh, pederastësh, kurvash…”!E kam fjalën për lirinë që nuk e mendonim ne, që nuk e bisedonim ne, po për lirinë që realisht sot e jetojmë!Historia po shkruhet dhe po thuhet vetëm nga disa, vetëm nga koha kur dikush është kyçur në historinë më të re. Liria ideale po na mungon!Po ju tregoj vetëm me një fjali mungesën e saj!Vetëm me një pyetje banale që dëgjohet në opinion!“Me kë je” është pyetja që ngjan të jetë parashtruar në kohën e feudeve! A nuk është cenim lirie nga barbarët e demokracisë, more miku im protestues, Fatmir?!...