Dhurohen fotografi te ushtareve nga lufta civile amerikane
Gati 700 fotografi te ushtareve amerikane qe kane luftuar ne Luften Civile Amerikane i jane dhuruar Bibliotekes se Kongresit ne Uashington. Ne shume nga keto fotografi tregohet pafajesia dhe idealizmi i te rinjeve para se ata shkonin ne betejat e luftes. Vitin tjeter Biblioteka e Kongresit do te hape nje ekspozite per publikun per te shenuar 150 vjetorin e Luftes Civile.
Ata nuk jane gjeneral apo heronje te njohur te luftes por kryesisht ushtar te thjeshte te cilet moren pjese ne Luften Civile Amerikane.
Lufta kater vjecare filloi pasi 11 shtetet jugore u shkeputen nga pjesa tjeter e Shteteve te Bashkuara. Ata u shkeputen nga veriu per shkak te mosmarreveshjeve mbi te drejtat e shteteve perfshire te drejten per pronesine e sklleverve. Ushtria e Unionit te shteteve veriore e fitoi luften por numri i viktimave ishte i larte me shume se 600 mije ushtare nga veriu dhe jugu u vrane.
Tom Liljenquist nje biznesmen nga Virxhinia ka dhuruar nje koleksion te fotografive.
Fotografite jane te vogla dhe dhe kornizat origjinale. Kornizat e fotagrafive jane prej xhami ose metali.
Ky ushtar ka vdekur nga semundja. Kemi emrin e tij regjimentin dhe te dhenat ushtarake. Rreth 90 e koleksioneve te fotografive eshte pa emra.
Zoti Liljenquist dhe djemte e tij kane mbledhur imazhet per nje periudhe 15 vjecare dhe i kane blere ne internet ne ankande publike dhe ne dyqane me relikte te Luftes Civile. Shumica e ushtareve ne fotografi jane ushtare te veriut. Jane disa fotografi te rralla me ushtare afrikano-amerikane.
Kjo eshte fotografia me e shtrenjte ne koleksionin tone. Ka kushtuar 19 mije e 200 dollare. shte nje ushtar zezak me bashkeshorten dhe dy vajzat e tij.
Ne kete fotografi nje vajze e re mban fotografine e babait te saj te vrare ne lufte. Kjo tjetra tregon nje ushtar kur ishte femije. Dhe nje mbishkrim te ruajtur nga nena e tij.
Biri im i dashur Carl humbi jeten me 1 Prill 1865.
Biblioteka e Kongresit ka nje ekspozite me qindra fotografi ne faqen e saj te internetit dhe me vone do ti shtoj fotografite tjera. Carol Johnson qe kujdeset per cilesine e fotografive shpreson se publiku do ta ndihmoj ti identifikoj ushtaret e panjohur.
Ka autore. Ka njerez qe mbedhin materiale nga Lufta Civile ose i studiojne ato. Keta njerez mund te mos jene studiues por ky eshte pasioni i tyre. Kam filluar te degjoj nga njerezit te cilet i kane pare fotografite ne faqen tone te internetit.
Fotografite nuk jane te mbrojtura nga e drejta e autorit. Zoti Liljenquist deshiron qe publiku te kete qasje te keto fotografi ne menyre qe heronjet e panjohur te Luftes Civile Amerikane te mos harrohen.