E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Votuesit afrikano-amerikane te rendesishem per demokratet

Anketat e opinionit me persona qe mendohet se do te votojne ne zgjedhjet e 2 nentorit tregojne se Partia Republikane do te marre shumicen qe aktualisht e kane demokratet ne te dyja dhomat e Kongresit amerikan. Republikanet pritet po ashtu te sigurojne fitore te rendesishme ne zgjedhje shteterore dhe lokale. Ne perpjekje per te shmangur disfaten kandidatet e Partise Demokrate po perpiqen te nxisin entuaziazem mes perkrahesve te tyre perfshire edhe bazen besnike te votuesve afrikano-amerikane.

Shume vullnetare jane angazhuar me misionin per ta nxitur popullsine afrikano-amerikane te votoje ne Baltimore te Merilendit. Tani ata jane duke kerkuar mbeshtetjen e ketij banori dhe me pas te te tjereve ne mbare shtetin e Merilendit gjate periudhes se votimeve te hershme qe mbahen para dites se zgjedhjeve.

Ne po i inkurajojme njerezit te votojne para se martes. Pra ne se ndodhen ne qytet mund te perfitojne nga rasti per te votuar heret thote Kith Hejns i cili kandidon per mandatin e tij te trete si ligjvenes i shtetit te Merilendit. Pervec fushates ai do qe njerezit te jene entuziaste edhe per zgjedhjet.

Ne votimet e hershme disa jave me pare pjesmarrja ishte nga me te voglat qe kemi patur ndonjehere ne shtetin e Merilendit dhe ne po perpiqemi ta shtojme numrin e votuesve deri ne zgjedhjet e pergjithshme.

Organizatoret thone se vullnetaret jane te rendesishem sepse studimet tregojne qe pjesemarrja e votuesve me ngjyre ne zgjedhjet per ne Kongress eshte zakonisht sa nje e treta e pjesemarrjes ne zgjedhjet presidenciale. Melani Kampbell eshte presidente e Koalicionit Kombetar mbi Pjesemarrjen e Zezakeve ne eshtjet Qytetare.

Mendoj se duhet te angazhohemi te gjithe ne kete proces dhe duhet te votohet. I gjithe komuniteti duhet ta kuptoje se keto jane zgjedhje teper te rendesishme dhe te mos votosh nuk eshte alternative e mire.

Si kryetar partie Presidenti Barak Obama po perpiqet ti ndihmoje demokratet ti fitojne zgjedhjet dhe te mos e lejoje opoziten republikane te marre vendet e nevojshme per te siguruar kontrollin e Kongresit.

Ne se pjesemarrja e afrikano-amerikaneve ne zgjedhje eshte e larte perspektiva per demokratet do te jene me te mira nese ky grup nuk mer pjese ne zgjedhje.

David Bositis analist ne Qendren e Perbashket per Studime Politike e Ekonomike ne Washington thote se pjesemarrja e madhe e zezakeve ne zgjedhje sidomos ne shtetet jugore mund ta bente me te veshtire per republikanet qe te fitojne numrin e nevojshem te vendeve per te siguruar kontrollin e Kongresit.

Kur ka nje diference te vogel ose aspak diference ne pjesemarrje ne zgjedhje mes te bardheve dhe zezakeve zakonisht kjo ndikon pozitivisht tek Partia Demokrate. Kur kjo diference eshte e madhe zakonisht kjo favorizon Partine Republikane.

Me qellim qe te perballojne sfidat qe paraqesin republikanet demokratet po shpenzojne me teper se 2 milione dollare per mobilizimin e votuesve me ngjyre. Keith Haynes thote se ai synon te beje per vete njerezit qe nuk kane votuar ne disa vite.

Ne duam te sigurojme mbeshtetjen e individeve qe jane regjistruar dhe qe historikisht kane votuar por qe mund te mos kene votuar ne disa zgjedhje te fundit. Ne duam ti nxisim ata qe te votojne duke theksuar se vota e tyre eshte e rendesishme thot zoti Hejns.

Zyra e regjistrimit te popullsise thote se ne vitin 2008 per here te pare pjesemarrja ne votime e zezakeve ishte pak me e madhe se e te bardheve. Te shqetesuar nga renia e ndjeshme te numrit te votuesve me ngjyre kete vit vullentaret thone se do te perpiqen ti bindin afrikano-amerikanet te marrin pjese ne zgjedhje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›