Marina dhe avioindustria amerikane shqyrtojne karburantet alternative

Shqetesimet per ndryshimet e klimes cmimet e paqendrueshme te naftes dhe derdhja masive ne Gjirin e Meksikes po i intensifikojne thirrjet per ti dhene fund varesise se Amerikes tek nafta. Ne kerkim te alternativave Marina amerikane dhe industria e aviacionit per pasagjeret po shqyrtojne mundesine e zevendesimit te naftes me vaj vegjetal si burim per karburantin e avioneve.
Nje avion luftarak F-18 nis fluturimin nga pista e provave e marines amerikane ne lumin Patuxent ne Merilend. Ky avion supersonik eshte i furnizuar me nje karburant 50 per qind me baze nafte dhe 50 per qind nga nje fare qe quhet Kamelina.
Rick Kamin drejton programin e Marines per provat me karburant alternativ. Ai nuk ka asgje kunder naftes.
Nafta sherben shume mire. Te gjitha sistemet tona jane zhvilluar ne menyre te tille qe te funksionojne me nafte. Problemi eshte se duhet ta importojme cmimi eshte shume i luhatshem dhe na duhet te shpenzojme shume nga parate tona per ta blere naften nga vende te tjera.
Zoti Kamin thote se nje F-18 nuk do tia dije nese perdor nafte te importuar apo kameline qe prodhohet ne vend.
Ne cdo prove qe kemi bere me sistemet tona karburanti tjeter nuk ka asgje me pak se nafta dhe ndonjehere ka funksionuar edhe me mire.
Kjo nuk te befason kur sheh strukturen kimike te vajit te kamelines thote shefi per karburantet e riperteritshme Jim Rekoske ne kompanine e prodhimit te pajisjeve Honeywell UOP.
Kjo strukture nuk ndryshon shume nga nafta ose karburanti i avionit.
Dhe karburanti i avionit luftarak nuk ndryshon shume nga ai i avionit te pasagjereve. Japan Airlines ishte nje nga firmat ajrore qe beri prova te suksesshme fluturimi me karburante alternative vitin e kaluar.
Rritjet e cmimeve te naftes kohet e fundit jane nje faktor i rendesishem qe motivon interesin tek karburantet alternative. Por edhe shqetesimet per mjedisin jane nje faktor. Djegia e karburantit cliron dioksid karboni i cili thithet nga bimet.
Interesi ne rritje per karburantet alternative krijon shanse per biznes.
Ne e studjuam kete ne radhe te pare si mundesi per ta zgjeruar biznesin ne dicka qe eshte shume e rendesishme per biznesin dhe se dyti per ta zgjeruar ne nje menyre qe te kete ndikim.
Ne dekaden e ardhshme synimi i zotit Rekoske eshte qe deri nje e treta e te gjitha karburanteve per transportin te jete karburant alternativ perfshire vajin e kamelines.
Por Xhim Bartis i Korporates Rand nuk eshte i bindur se rritja e kamelines per te zevendesuar naften eshte ide e mire.
Per te prodhuar vetem 1 per qind te karburantit qe perdoret ne Shtetet e Bashkuara do te duhej 10 per qind e te gjithe tokes bujqesore ne Shtetet e Bashkuara. shte nje sasi jashtezakonisht e madhe.
Zhvendosja e gjithe ketyre te mbjellave do te ndikonte ne prodhimin e bimeve per ushqim. Dhe nese kamelina shkakton zhvendosjen e grurit per shembull...
Do te thote qe diku tjeter ne bote dikush duhet te spastroje nje pyll ose lendine me bar qe te rritet gruri.
Shpyllezimi cliron sasi te medha gazesh qe shkaktojne efektin serre dhe mund te eliminoje te mirat e zevendesimit te naftes.
Tani per tani keto pyetje nuk kane ndonje vlere sepse shume pak fermere rrisin kameline. Po ashtu mungon edhe nje element tjeter thote Rick Kamen i Marines.
Nuk ka komplekse prodhimi masiv per kete lloj karburanti. Keshtu qe duhet bere nje investim tregetar.
Zoti Kamen thote se investimi tregetar do te ulte cmimin. Marina pagoi rreth 15 dollare per liter qe te bente prove me karburantin e kamelines krahasuar me rreth nje dollar per liter per karburantin me nafte.
Kamelina eshte vetem nje nga kandidatet per karburantet alternative te se ardhmes. Te tjerat radhiten qe nga dhjami i kafsheve e deri tek algat. Xhim Rekoske i Honeywell UOP thote se ato do te na nevojiten.
Te gjitha keto alternative ne vetvete sigurojne vetem nje pjese te vogel por te kombinuara ato mund te fillojne te krijojne nje kalim te rendesishem.
Nje kalim qe mund te ndihmoje ne ndryshimin e karburantit te aeroplaneve te marines si dhe te ekonomise amerikane ne pergjithesi.