E Diel, 1 Nëntor 2026

Di Karlo Dialogu Kosove-Serbi nuk ka te beje me statusin e Kosoves pavaresia e saj eshte kapitull i mbyllur

Dialogu Kosove-Serbi nuk ka te beje me statusin e Kosoves sepse pavaresia e saj eshte kapitull i mbyllur u shpreh dje ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara perfaqesuesja e Shteteve te Bashkuara Rozmeri Di Carlo. Ky ishte takimi i radhes per diskutimin e raportit tremujor per gjendjen ne Kosove te Sekretarit te Pergjithshem OKB-se Ban Ki Mun. Ne fjalen e saj diplomatja amerikane u beri gjithashtu thirrje vendeve qe nuk e kane njohur ende pavaresine e Kosoves ta bejne kete hap diplomatik.

Sipas opinionit keshillues te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise pavaresia e Kosoves e shpallur ne vitin 2008 nuk ka shkelur ligjin nderkombetar dhe as rezuluten 1244 te Keshillit te Sigurimit theksoi zonja Di Carlo duke iu referuar deklaratave qe beri kohet e fundit ne Prishtine Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton. Shtetet e Bashkura tha me tej ajo e pershendesin dialogun mes Prishtines dhe Beogradid te ndermjetesuar nga Bashkimi Evropian si nje mekanizem per te ndihmuar te dy vendet te permiresojne kushtet e jeteses se popujve te tyre si dhe per te forcuar sigurine dhe stabilitetin ne rajon. Zonja Di Karlo theksoi edhe ne kete rast se pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme.

Me lejoni ta bej te qarte se ky dialog nuk ka te beje me statusin e Kosoves apo integritetin e saj teritorial. Kosova eshte nje shtet sovran dhe i pavarur dhe kufijte e saj jane te paprekshem. 71 vende e kane njohur deri tani Kosoven. Ne u bejme thirrje shteteve qe nuk e kane njohur ende ate te kontribuojne ne stabilitetin rajonal duke e mirepritur Kosoven ne komunitetin nderkombetar me njohjen e tyre zyrtare.

Ne emer te Shteteve te Bashkuara zonja Di Karlo i beri thirrje Keshillit te Sigurimit qe ta mbeshtese me cdo kusht qeverine e Kosoves ne perpjekjet e saj per te ndertuar nje shtet demokratik shumetnik e te bashkuar te pergjegjshem ndaj te gjithe qytetareve te tij dhe plotesisht te integruar ne komunitetin nderkombetar.

Kosova ka bere shume perparime qe nga shpallja e pavaresise tha diplomatja amerikane dhe Shtetet e Bashkuara presin mbajtjen e zgjedhjeve te pergjithshme te lira te drejta dhe paqesore ne muajin dhjetor dhe jane te gatshme ta ndihmojne ate per te garantuar qe te gjithe qytetaret e Kosoves te ushtrojne te drejten e tyre per te votuar. Ajo u beri thirrje atyre te thone fjalen e tyre ne proceset demokratike. Zonja Di Karlo kritikoi rolin destruktiv te qeverise serbe ne kete proces.

Neve na vjen keq qe qeveria e Serbise nuk ka shfrytezuar rastin te luaje nje rol konstruktiv ne kete proces. Ajo nuk e ka inkurajuar pjesemarrjen e qytetareve serbe te Kosoves ne kete proces. Komuniteti serb i Kosoves mbetet ne disavantazh si rezultat i ketij vendimi.

Zonja Di Karlo u beri githashtu thirrje autoriteteve te Kosoves per te krijuar kushtet per nxitjen e rritjes ekonomike te vendit te udhehequr nga sektori privat duke kryer reforma agresive te gjyqesorit dhe duke luftuar krimin dhe korrupsionin.

Perfaqesuesja amerikane ne Keshillin e Sigurimit theksoi se Shtetet e Bashkara mbeshtesin integrimin e Kosoves te Serbise si dhe te gjithe vendeve te Ballkanit Perendimor ne strukturat euroatlantike.

Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara degjoi dje edhe diskutimet e perfaqesuesit te Sekretari te Pergjithshem te OKB-se ne Kosove Lamberto Xanier si dhe te ministrit te Jashtem te Serbise Vuk Jeremic dhe zv/ministres se jashtme te Kosoves Vlora itaku. Si dhe ne takimet e mepareshme te Keshillit te Sigurimit qendrimet e zyrtareve te Kosoves dhe Serbise mbeten te papajtueshme lidhur me statusin e Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›