E Diel, 1 Nëntor 2026

Uashingtoni nderon nje berber te personaliteteve dhe qytetareve te thjeshte

Salloni i Diego DAmbrozio ka qene prej afro 50 vjetesh nje pike e njohur per prerje flokesh ne Uashington. Ne nje dite te zakonshme ne karriget e sallonit mund te shohesh nje anetar te Gjykates se Larte apo nje ambasador por edhe nje punetor picerie qe kane ardhur per te prere floket. Ky imigrant nga Italia ka bere shume miq e shoke permes punes ne Uashington dhe kohet e fundit u nderua ne menyre te vecante nga qyteti i tij i adoptuar Uashingtoni

Diego DAmbrozio i pershendet ngrohte te gjithe ata qe futen ne sallonin e tij. Ai gjithashtu i percjell klientet me nje Ciao te perzemert kur largohen. DAmbrozio eshte italian. Ai e hapi sallonin e tij ne zonen Dupont Circle te Uashingtonit pak pasi imigroi ne Shtetet e Bashkuara ne vitet 1960. Ai thote se ka mijera kliente te rregullt dhe po aq miq e shoke.

Vertete kam mijera miq. Ata jane gjithmone miq te mi pasi jane ulur ne karriget e sallonit.

Nder miqte e tij jane disa personalitete te elites se Uashingtonit si dhe diplomate te huaj. Muret e sallonit te Diegos jane te mbushura me fotografite e tyre qe ata vete ia kane dhene ne shenje te miqesise se ndersjellte.


do gje e kam ketu. Ketu kam gjithe boten. Te gjithe keta njerez mbi 135 ambasadore mbi 26 presidente dhe kryeministra te gjitheve u kam sherbyer.


Por jo vetem presidente e kryeministra. Ka edhe uashingtonas te thjeshte si Steve Levy i cili i pret floket ketu. Zoti Levy jeton jo larg sallonit te Diegos dhe gjate 25 vjeteve te fundit thuajse cdo te premte pasdite vjen per te prere floket.

Pervec faktit qe Diego pret floket shume mire ky sallon eshte nje institucion ne qytet dhe perfaqeson shume aspekte te mira. shte nder momentet e preferuara te javes sime kur vij te premten pasdite dhe bisedoj me Diegon e pres floket. Ai eshte njeri i ngrohte i mprehte dhe i dashur. Ai eshte nje pjese e mrekullueshme e Uashingtonit.

DAmbrozio eshte gjithashtu nje fqinj i mire thote StivGavula i cili hapi 4 vjet me pare nje restorant ngjitur me sallonin e Djegos. Te dy ata jane bere miq dhe partnere ne perpjekjet per te riperterire zonen.

Kemi dale per te pastruar trotuaret per te mbjelle lule. U angazhuam per te hequr mbeturinat ne pjesen e pasme te dyqaneve. Kemi punuar bashke per te permiresuar kete pjese te bllokut si nga pamja edhe nga atmosfera.

Zyrtaret e bashkise kohet e fundit e nderuan DAmbrozion per perpjekjet e tij per te zbukuruar dhe permiresuar lagjen. Pas 47 vjetesh pune ne kete zone ku ka ngritur biznesin tani kjo pjese e rruges ne lagjen Dupont Circle ka marre emrin e Diego DAmbrozios.

Mendoj se fakti qe tani kjo njihet si Rruga e Diego DAmbrozios eshte nje deshmi fantastike e punes se tij. Ai e meriton thote zoti Gavula.


DAmbrozio eshte nderuar gjithashtu nga ambasada italiane per mbrojtjen e kultures italiane. Por ai vete krenohet me klientet qe i kane mbetur besnike prej vitesh

Kur ben nje pune qe te pelqen nuk lodhesh kurre e nuk plakesh kurre.

Diego nuk ka ne plan te shkeputet ndonjehere nga ajo qe e cileson si puna me e mire ne bote.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›