Di Maria-Real, deri më 2018

Sipas medieve spanjolle, Angel Di Maria brenda një jave do të nënshkruajë kontratë te re me Real Madridin.
Duke finalizuar marrëveshjen e re me gjigantin madrilen, reprezentuesi argjentinas do të bëhet futbollisti me kontratën më të gjatë në Santiago Bernabeu duke kaluar Iker Casillasin, Sergio Ramosin, Fabio Coentraon, Nuri Sahinin dhe Raphael Varane të cilët të cilët janë të lidhur me klubin deri më 2017.
Di Maria iu bashkua Real Madridit më 2010 nga Benfica dhe është një prej futbollistëve kyç në skuadrën e Jose Mourinhos.