E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bota më “paqësore” në vitin 2011

Bota ka qenë një vend më paqësor në vitin 2011, me gjithë rritjen e dhunës në Siri dhe zierjen e trazirave civile në Evropë.

Këtë përfundim e sjell një studim i ri i Global Peace Index, i kryer nga Instituti për Ekonomitë dhe Paqen me seli në SHBA dhe Australi.

Në studim theksohet se Afrika nën-Sahariane për herë të parë nuk është më rajoni më jo paqësor.

Ky epitet i ka shkuar Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, si rezultat i “Pranverës Arabe”.

Sondazhi ka studiuar 23 indikatorë në 158 shtete duke përfshirë matjet mbi trazirat civile, krimet dhe shpenzimet ushtarake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›