Klose nuk është në shitje

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka insistuar se Miroslav Klose nuk është në shitje pas spekulimeve rreth largimit të sulmuesit gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Tare ka theksuar se klubi romak nuk planifikon ta shesë yllin gjerman i cili shënoi 13 gola në 27 paraqitje në sezonin e tij të parë në Serie A.
“Klose nuk është në shitje. Ne nuk kemi marrë oferta për të. Por, edhe nëse mbërrin ndonjë ofertë, ne do ti refuzojmë ato sepse Klose është futbollist i rëndësishëm për ne”, deklaroi Tare për Sky Italia.