U-21 merr barazimin, Shqipëria merr 1 pikë ndaj Rusisë

Kombëtarja U-21 e Shqipërisë ka arritur të marrë një barazim ndaj bashkëmoshatarëve rusë në takimin e vlefshëm për kualifikueset e EURO 2013 për këtë grupmoshë, të zhvilluar në Moskë.
Në këtë mënyrë përfaqësuesja kuqezi e 21-vjeçarëve merr pikën e pestë në grupin 6 të eliminatoreve duke u renditur në vendin e parafundit.
Klasifikimi aktual i këtij grupi është Portugalia 14 pikë, Rusia 13, Polonia 10, Shqipëria 5 dhe Moldavia 3.
Ndeshja e radhës e Shqipërisë U-21 do të jetë ajo ndaj Moldavisë në transfertë, më 6 shtator.